“LULI” SHPALL RIAKTIVIZIMIN E UÇPMB - SË

26.12.2012 (komentet: 0)

Deklaratat dhe kërcimet se kryeministrit serb Ivica Daçiq se përmendoren e deshmorëve të UÇPMB-së në qender të Preshevës „do ta hjekim me zor, nëse ajo nu largohet nga ata vetë që e vunë“ ka shkaktuar protesta ndër popullatën shqiptare si në Luginën e Preshevës ashtu edhe në diasporë.

Reagime më të ashpra rreth deklaratave të fundit të Ivica Daçiqit kanë dalur sot  nga  luftëtarët dhe ish-komandantët e  UÇPMB-së të cilët edhe kanë folur për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Kapiten Lulzim Ibishi, i njohur në luftë si komandant “Luli” – duke i bërë thirrje për tërheqje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq nga kërkesa e përsëritur, që “shqiptarët e Preshevës të heqin përmendoren dedikuar dëshmorëve të UÇPBM” – ka deklaruar, se ish-luftëtarët e UÇPBM-së, siç i kanë lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrin sërish ato dhe t’i veshin cizmet, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Prandaj, ne si ish-luftëtar dhe komandant të UÇPMB-së për hirë të zhvillimeve të proceseve të integrimeve në Evropë i kemi dhënë prioritet dialogut dhe problemet t’i zgjidhim përmes bisedimeve me shprsë se do të ndal turrin e represionit Serbia mbi shqiptarët etni në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Por, nisur nga provokimet e vazhdueshme të xhandarmerisë dhe deklaratave kërcnuese të Daçiqit duket se Beogradit nuk është kah ju intereson dialogu as stabilieti në rajon…“, ka pohuar komandant Luli.

Se  cfarë mendon për situatën aktuale të brishtë në Luginën e  Preshevës oficeri Lulzim Ibishi, thotë se se „ne ushtarakët nuk mendojmë, ja kemi lënë politikës të mendojmë. Ne zbatojmë dhe presim urdhërin e liderëve politik për të  vepruar“.

Ndërsa, Shefket Hasani, komandant “Poeti” ka thënë se, në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Daçiç do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga Perëndimi”, raportoi agjencia “Presheva Jonë”.
Hasani, i cili i pati kthyer i pari pushkën Serbisë para 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëroi autoritetet serbe, që t’i japin përparësi dialogut, për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal.

Kthehu mbrapa

Shto koment