Edhe dy muaj paraburgim për Limajn

21.12.2012 (komentet: 0)

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovë, Fatmir Limaj.

Dy muaj paraburgim u janë caktuar edhe Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit. Lajmin e ka konfirmuar për “Express” avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Limaj dhe tre shokët e tij janë paraburgosur me 24 nëntor dhe gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj këtyre masave të paraburgimit.

Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X, që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast. Por, prokurori i rastit kishte deponuar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.

Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment