Gashi: Rasti Limaj, kryekëput politik

21.12.2012 (komentet: 0)

Sot (e premte) është dita e fundit për prokurorin Maurico Salustro ta bëjë kërkesën për vazhdimin apo jo të masës së paraburgimit ndaj Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës, dhe Naser Krasniqit në rastin “Kleçka”.

 

 

Tomë Gashi, avokati i nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë për “Epokën e Re”, se shpreson që prokurori të mos prezantojë kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Limajt dhe të tjerëve.

Gashi ka thënë se në rast se prokurori do ta bëjë kërkesën për vazhdimin e paraburgimit mbrojtja do ta kundërshtojë propozimin e tij.

Avokati i Limajt ka thënë se rasti i Limajt është rasti më politik në Kosovën e pasluftës.

Kthehu mbrapa

Shto koment