LDK-ja tërhiqet nga Kuvendi në afat të pacaktuar

20.12.2012 (komentet: 0)

Ndarja e 10 mijë eurove për mirëmbajtjen e stadiumit të qytetit në Gjilan pa procedura ofertuese ka bërë që LDK-ja të tërhiqet nga puna në Kuvendin Komunal në afat të pacaktuar.





 



Shefi i GK të LDK-së, Arben Mehmeti, ka thënë se pushteti lokal e ka bërë shprehi që vendimet për transaksione deri në 10 mijë euro t`i miratojë pa procedura ligjore.

“Kjo në praktikën financiare është një element i rrezikshëm që mund të dërgojë në keqpërdorim të atyre mjeteve financiare nga zyrtarët e caktuar, prandaj për këtë ishte dilema jonë si grup politik që të jepen sqarime rreth mënyrës së shpenzimit të tyre”, ka thënë Mehmeti, shkruan koha ditore.

Ai thotë se gjendja financiare është jo e volitshme, ndaj duhet shqyrtuar me kujdes çdo kërkesë. “Nga ky rast na është imponuar që të kërkojmë zyrtarisht nga zyrtarët përgjegjës që ta na detajizojnë të gjitha shërbimet e blera sipas modelit me tri oferta apo deri më pak se 10.000 euro, për vitin 2012”, ka thënë Mehmeti,

Kthehu mbrapa

Shto koment