Nesër fillon dimri

20.12.2012 (komentet: 0)

Nesër, e premte, në orën 12 e 12 minuta fillon stina e dimrit.

 
 


 



Në ditën e fillimit të dimrit, Dielli lind në juglindje, e perëndon në jugperëndim dhe mbi horizont do të mbetet më së shkurti gjatë vitit. Nesër është dita më e shkurtër e vitit, kurse nata më e gjata. 

Në Prishtinë, dita agon në orën 7. 03 dhe perëndon në orën 16.05, që do të thotë se dita zgjat 9 orë e 2 minuta, kurse nata 14 e 58 minuta.

Dimri do të zgjasë 89 ditë, pra deri më 20 mars 2013, kur nisë pranvera.

Kthehu mbrapa

Shto koment