Kuvendi ndanë dhurata për deputetët e PDK-së

20.12.2012 (komentet: 0)

Hiq më pak se 7600 euro do t’i shpenzojë Kuvendi i Kosovës për blerjen e dhuratave për deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Deputetët e partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, do të jenë deputetët e vetëm të Kuvendit të Kosovës që do të marrin dhurata me mjete të taksapaguesve kosovarë.

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje.

Përmes telefonit, një zyrtar i zyrës për media i Kuvendit të Kosovës, i ka thënë “Zërit” se nuk kanë përgjigje, pasi që, sipas tij, sekretari i Kuvendit nuk ndodhet në punë.

Por në anën tjetër burime të gazetës thonë se paratë për blerjen e dhuratave nuk janë të Kuvendit të Kosovës, por janë mjete që i takojnë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Po sipas burimi, në procedurë të njëjtë kohë më parë janë shpenzuar edhe mjetet e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por se , ato nuk janë shpenzuar për dhurata por për gjëra tjera.

/Indeksonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment