LDK: Thaçi punësoi 5,612 militantë në administratë

19.12.2012 (komentet: 0)

Grupi i Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin Thaçi se po rrit në masë të madhe numrin e të punësuarve në institucione duke i punësuar militantët e partisë së tij, raporton KTV.

Avdullah Hoti nga kjo parti ka thënë se nga viti 2010, Thaçi punësoi 5,612 militantë në administratë dhe abuzoi me 11.3 milion euro përmes mini qeverisë brenda kabinetit të tij. LDK vlerëson se Thaçi po keqpërdor taksat e qytetarëve duke punësuar militantë të PDK-së në institucione qeveritare. Sipas Hotit bazuar në buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm numri i të punësuarve do të arrijë në rreth 80 mijë njerëz. Ai tha se vetëm në kabinetin e kryeministrit, numri i të punësuarve ka arritur në 628 persona që janë më shumë se numri i të punësuarve në Ministrinë e Tregtisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Bujqësisë dhe të cilët marrin paga të majme. Hoti ka thënë se me këta numra, qeveria Thaçi ka administratën më ta madhe nga të gjitha vendet e rajonit. Ky fakt sipas tij ka qenë një nga arsyet kryesore pse Kosova nuk ka marrë dritën e gjelbër për nisjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, raporton Koha.

Kthehu mbrapa

Shto koment