Ish drejtori Nexhat Sermaxhaj transferohet në detyra më të ulëta

19.12.2012 (komentet: 0)

Komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Beshtica ka vendosur që ish drejtorin e shkollës fillore “Thimi Mitko” ta transferojë në një lokacion tjetër me detyra të ngjashme dhe ndalim gradimi për 5 vite. Komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Bushtica ka vendosur edhe për rastin e ish drejtorit të shkollës fillore “Thimi Mitko” Nexhat Sërmaxhaj, i cili më 21 nëntor ishte suspenduar nga detyra për shkak të konfliktit që kishte pasur me arsimtarin Rabit Ademin.


Në vendimin e tij komisioni ka konstatuar se Sërmaxhaj është përgjegjës për shkak të shkeljes së rëndë serioze të detyrës punuese-kodit të mirësjelljes për nëpunësit civil.

Në vendim thuhet se Sërmaxhaj është përgjegjës sepse më 21 nëntor 2012 ka rënë në konflikt verbal dhe fizik në sallën e arsimtareve të kësaj shkolle me arsimtarin Rabit Ademin. 

Për këtë konflikt Sërmaxhajt i shqiptohet masa disiplinore “largim nga zyra dhe transferim në një lokacion tjetër me detyra të ngjashme dhe ndalim gradimi për 5 vite”.

Komisioni pasi ka shqyrtuar të gjitha provat dhe deklaratat e dëshmitarëve, por edhe palëve në konflikt ka konstatuar se pos kacafytjes fizike të drejtorit me arsimtarin Rabit Ademi ka pasur edhe fyerje ndaj njëri tjetrit me fjalë tejet rënduese thuhet në vendim./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment