Arrihet marrëveshja: Ska doganë për mallrat që shkojnë në veri të Kosovës

19.12.2012 (komentet: 0)

I gjithë malli pa akcizë dhe malli me akcizë deri në tre ton e gjysmë do të hyjë lirshëm pa doganë në Kosovë, nëse vërtetohet se shkon në veri të Kosovës, ka deklaruar Dejan Paviçeviq.

Ai thotë se është arritur marrëveshja me përfaqësuesit e Kosovës duke shtuar se kjo marrëveshje hyn në fuqi me 20 dhjetor në ora 08:00.

Kjo marrëveshje është në përputhje me atë që janë dakorduar Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, dhe se kjo marrëveshje do të rrespektohet deri sa të fillojnë bisedimet tjera për një zgjdhje të përhershme për ndarjen e të ardhurave doganore, ka thënë Paviceviq.

Paviçeviq ka thënë se në vendkalimet kufitare do të kontrollohen dokumentat për mallrat që transportohen, edhe atë vetëm për statistika e jo për shkak të doganimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment