Lirohet buka për 10 cent

18.12.2012 (komentet: 0)

Një bukë 500 gramëshe, qytetarët e Komunës së Kamenicës tashmë do ta paguajnë 10 cent më lire, pra 30 cent. Madje ky çmim pritet të ulet edhe më, thonë përgjegjësit e supermarketeve.



Sipas furtarëve të këtushëm, çmimin e bukës e ka diktuar konkurenca që po i bëhet furtarëve nga ana e super marketeve që ekzistojnë në qytetin e Kamenicës. Konsumatorët e këtij qyteti e kanë mirëpritur zbritjen prej 10 cent të bukës. 

Pritet që çmimi deri në 30 cent për një bukë, do të ndikoj pozitivisht tek qytetarët, Sdomos te familjet skamnore. Me hapjen e marketeve, tashmë shitoret e vogla si dhe vetëshërbimet e qytetit, po e vërejnë “ikjen” e konsumatorëve drejtë supermarketeve, ku  në të shumtën e artikujve kanë bërë zbritjen e çmimeve të tyre për fundvit.(Rexhë Hasani)

Kthehu mbrapa

Shto koment