Zbardhet platforma e Serbisë: Veriu i Kosovës si Republika Serbe!

18.12.2012 (komentet: 0)

Në thelbin e platformës serbe për Kosovën të cilën së shpejti do ta prezantoj presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, Serbia kërkon status të veçantë për veriun e Kosovës. Do të kërkohet një lloj i entitetit të veçantë, raporton e përditshmja serbe “Novosti”.

Mitrovica

 

Ky dokument nacional, i cili përgjithësisht pritet të ndikoj, sipas “Novostit”, në të ardhmen e Kosovës, ka marrë mbështetjen e të gjitha partive qeveritare serbe në takimin e së dielës.

Ka mbetur që për këtë platformë të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitoj autonomi sa më të gjerë territoriale të një lloj entiteti të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

Në praktikë, atje më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

“Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje direkte me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment