Vetëvendosje: Këtë pushtet sërish po e befason dimri!

14.12.2012 (komentet: 0)

Me rënien e temperaturave gjatë kësaj jave dhe rënies së borës, qytetarët e Gjilanit dhe të fshatrave, janë ballafaquar me probleme të mëdha të lëvizjes, por edhe shumë vozitës kanë pasur pengesa të mëdha në rrugët me borë.


Kështu  janë shprehur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvnedosje në Gjilan, për çështjen e mirëmbajtjes së dobët dimërore të rrugëve.

Avni Rudaku, nënkryetar i Vetëvendosjes n Gjilan, shfaqi kritika ndaj institucioneve komunale, përfshirë Drejtorisë për Shërbime Publike, e cila akoma nuk e kishte përzgjedhur kompaninë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ku sipas drejtorit të kësaj drejtorie, vonesat në OSHP nga një operator ekonomik dhe mosadresimi i tyre me kohë nga OSHP-ja, e ka vështirësuar procesin e rezultatit tenderues.

“Drejtori i DSHP-së tregoi se nuk ka akoma një kompani që ka fituar tenderin, por është përzgjedhur vetëm përkohësisht me kuotim çmimi një kompani tjetër. Për secilin vit kemi probleme me mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ndonëse shpenzohen shumë para”, ka thënë Rudalu.

Sipas tij, vetë fakti që për secilin vit ndodhin vonesa dhe mospërgatitje me kohë apo disa muaj para se të vjen sezoni vjeshtor-dimëror, tregon që qeverisja lokale nuk është serioze, nuk është e përgjegjshme dhe lejon vonesa që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe vozitësve, ngase mosmirëmbajtja dimërore e rrugëve shkakton pasoja të drejtpërdrejta dhe të pariparueshme edhe për vetë jetën e qytetarëve, duke mos harruar aksidentin e fundit afër Bresalcit pas dëborës së fundit, me pasoja të lëndimeve në njerëz.

“Madje arsyetimi se OSHP po i vonon ankesat, nuk qëndron bazuar në Ligjin për prokurim publik në republikën e Kosovës, i cili ankesat i shqyrton në afate jo të gjata kohore”, theksoi Rudaku.

Ai adresoi edhe çështjen e dyshimeve mbi ndërhyrjen e autoriteteve komunale në tenderët për mirëmbajtje dimërore të rrugëve.

“Nëse drejtori për Shërbime Publike pohoi se për shkak të disa ankesave të operatorit ekonomik dhe OSHP-së, nuk është përzgjedhur akoma një kompani, tregon se nuk ka pasur proces transparent, të rregullt dhe të drejtë, ngase operatorët ekonomik kanë vërejtur parregullsi dhe kjo është simptomë shumë e keqe dhe e kundërligjshmërisë, ngase flet për vonesat që vijnë nga menaxhimi joefikas dhe jo i drejtë i tenderimit, duke mos pasur qasje të drejtë dhe objektive për secilin operator ekonomik, duke mos e përzgjedhur operatorin që përmbush kriteret në bazë të Ligjit mbi Prokurimin Publik”, ka thënë Rudaku.

Sipass tij, këto vonesa po ashtu anë shqetësuese për faktin se ndikojnë në humbjen e besimit të operatorëve ekonomik në institucionin e komunës dhe dëmtim të imazhit të komunës për dyshime në kurdisje rezultati, duke mos përjashtuar edhe taksën rrugore që e paguajnë qytetarët dhe humbjen e besimit të tyre në organet kompetente. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment