Zvicër, vdes një shqiptar, plagosen 10 të tjerë

14.12.2012 (komentet: 0)

Policia tha se po heton lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti me përplasje automjetesh në autostradën A1.

 

 

 

Jeta e një shqiptari nga Kosova u shua gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi në Zvicër me pasojë edhe plagosjen e dhjetë personave të tjerë.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1 në rajonin zviceran të Utzenstorf, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga policia e Bernës.

Viktima është Ejup Bajrami, 48 vjeç nga Korretica e Ultë – Drenas.

Në mesin e dhjetë të plagosurve ndodhen edhe tre shtetas shqiptarë të Kosovës të cilët ndodhen në spitalin e kryeqytetit të Zvicrës Bernë, në gjendje serioze për jetën, transmeton noa.

Policia tha se po heton lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti me përplasje automjetesh në autostradën A1, mesditën e së martës në orën 14.15. Zona e aksidentit është ndërmjet Bernës dhe Zyrihut, në malet e fshatit Utzenstorf.

Kthehu mbrapa

Shto koment