Zyrtarizohet njësiti special për mbrojtjen e trashëgimisë

14.12.2012 (komentet: 0)

Policia e Kosovës pritet që brenda pak ditësh të hapë konkursin për pjesëtarët e saj që duan të jenë pjesë e njësitit special për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.


Burime brenda policisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se njësitet në kuadër të regjioneve që deri më tash kanë mbrojtur objektet me rëndësi fetare e kulturore të hyjnë nën komandën e sektorit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë të Policisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mundësia do t`u krijohet edhe pjesëtarëve të tjerë të policisë që duan të jenë pjesë e këtij njësiti. Sipas burimeve, pjesëtarët e këtij njësiti do të jenë policë që mbrojnë rendin publik, por të veçantë do të kenë profilin e punës, pasi që kjo njësi nuk do të merret me punë të tjera, por vetëm me mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.

Njësiti është rezultat i marrëveshjes në kuadër të dialogut politik mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Kthehu mbrapa

Shto koment