Urdhërarrest për Xhabir Zharkun

14.12.2012 (komentet: 0)

GJYKATA KOMUNALE NË KAÇANIK KA LËSHUAR SOT URDHËRARREST PËR ISH KRYETARIN E KËSAJ KOMUNE XHABIR ZHARKU.



Zëvendëkomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani, i tha Radio Kosovës se pas marrjes së urdhërarrestit policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.

Në maj të këtij viti Gjykata Supreme e kishte bërë të plotëfuqishëm aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Zharku është i dënuar me tri vite burg nën akuzën për detyrim dhe armëbatje pa leje.

Kthehu mbrapa

Shto koment