Më 23 dhjetor koalicioni i madh i djathtë, bashkohet LDK-ja e LDD-ja

13.12.2012 (komentet: 0)

Në ditën kur lindi LDK-ja, së shpejti pritet të lind koalicioni i madh. Më 23 dhjetor është ditëlindja e LDK-së, që do festohet me një tubim të madh në Prishtinë. Merret vesh se LDD-ja e Nexhat Dacit po shqyrton mundësinë që definitivisht të bashkohet me LDK-në e Isa Mustafës, pikërisht në ditëlindjen e LDK-së më 23 dhjetor.

Më 23 dhjetor koalicioni i madh i djathtë, bashkohet LDK-ja e LDD-ja

 Bisedimet për bashkim forcash të LDK-së dhe LDD-së kanë filluar që para dy muajsh, kur lideri Isa Mustafa dhe akademik Nexhat Daci u takuan në “Vila Gërmia” në kryeqytet, dhe u pajtuan që të nisin bashkimin e dy partive, asaj të LDK-së dhe LDD-së. Sidoqoftë, në ditëlindjen e LDK-së që do organizohet në Prishtinë, përveç LDD-së do marrin pjesë partitë e tjera të djathta: PSHDK-ja, Partia Liberale e Kosovës, Partia Nacional Demokratike e Kosovës, etj. Ditëlindja e LDK-së do i paraprij koalicionit të madh të djathtë që pritet të krijohet së shpejti, të prirë nga LDK-ja.
Në anën tjetër, në degët e LDK-së po parashikohen, diskutohen dhe shqyrtohen kandidaturat e mundshme për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të zhvillohen më 2013. Po bëhen përpjekje për të gjet dhe kandidatët më të mirë që do të mund të garantonin fitoren e LDK-së, sikurse kandidatët me reputacion për anëtarë të kuvendeve komunale. Kështu LDK po shkon drejt përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit të ardhshëm, kur dhe skadon mandati i kryetarëve të komunave. Shumë nga kryetarët aktualë të degëve kanë ambicie për të kandiduar, por dhe të tjerë që ishin më të votuarit e partisë në zgjedhjet e fundit. Kjo nismë e tanishme nënkupton se kandidatët e ardhshëm që tani të krijojnë stafin e tyre dhe të parapërgadisin elektoratin.

Kthehu mbrapa

Shto koment