LDK e VV bojkotojnë presidenten dhe kryeministrin

12.12.2012 (komentet: 0)

Presidentja Atifete Jahjaga në këto momente po i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar unitet nga faktori politik për të ardhmen e vendit. Por uniteti po mungon edhe në këtë seancë, pasi dy partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk po marrin pjesë në seancë

LDK vazhdon të bojkotojë presidenten Jahjaga për shkak të mos respektimit të marrëveshjes politike mes Thaçit-Mustafë e Pacollit, e solli Jahjagën në krye të vendit. 

Deputetëve pas presidentes Jahjaga do t’u drejtohet edhe kryeministri Hashim Thaçi për të raportuar për bisedimet me Serbinë në Bruksel. Arsye që Vetëvendosje ka bërë të bojkotoi këtë seancë, pasi ajo kundërshton bisedimet me Serbinë.

Ndryshe, Presidentja Atifete Jahjaga gjatë fjalimit të saj drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me një fjalim, ku ka kërkuar reformë në të gjitha fushat, për ta rritur cilësinë e jetës dhe zhvillimin e vendit.

Kthehu mbrapa

Shto koment