Zharku: Nuk shkoj në burg

16.12.2012 (komentet: 0)

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, përmes një letre dërguar mediave përmes postës elektronike, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta zbatojë vendimin e gjykatës për vuajtjen e dënimit prej , tre vjetësh, pasi që, sipas tij, i tërë procesi është politik dhe me porosi.



Ai në letër shkruan se ka gjetur prova të reja se në shumë raste janë të implikuar edhe vetë autoritetet EULEX-it, siç thotë ai, “në afera skandaloze në emër të drejtësisë në Kosovë”.

 “Ndiej për obligim moral të bëjë një sqarim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës komunale për vuajtën e dënimit politik nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX-it si dhe një gjykatës vendor sa për formalitet”, thuhet në letrën e Zharkut.

 “Kam marrë vendim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës sidomos pasi që javëve dhe ditëve të fundit kemi siguruar prova të reja dhe të njëjtat kemi provuar t’i paraqesim para gjyqësorit vendor si dhe atij te EULEX-sit, por ka qenë e pamundur që të bëjmë këtë, ngase ky vendim është politik dhe me porosi”.

Më tej në letër, Zharku thotë “Kam bërë përpjekje të takoj shefin e EULEX-sit, Kermabo, kryeprokurorën e EULEX-it, si dhe prokuroret dhe gjykatësit vendor për t’i paraqitur provat e reja në këtë rast si dhe çështje të tjera të ndjeshme ku janë të implikuar vet autoritetet e EULEX-it në afera skandaloze në emër të drejtësisë në Kosovë, por kjo ka qenë e pa mundur ngase EULEX akoma dëshiron të mbetet në linjat e UNMIK-ut. Ndërsa vendorët nuk kanë fuqi politike e sidomos kur në raste të tilla janë të përfshirë autoritetet e EULEX-it”.

 “Nëse EULEX dhe drejtësia në Kosovë dëshirojnë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ne të zbatojmë vendimet e tyre, ata le të kthejnë lëndën në rigjykim, le të ju jep qasje vendimmarrëse gjyqtarëve vendor si dhe të sjellë drejtësinë në vend dhe ne do të zbatojmë vendimet e tyre. Për momentin faktet që i posedoj nuk do t’i publikojë, për t’i ruajtur si prova materiale, por nëse EULEX dhe drejtësia vendore nuk merr masa unë jam i detyruar të publikoj fakte në lidhje me këtë rast dhe raste të tjera të cilat edhe mund të ngrenë në masë të lartë revoltën e qytetarëve dhe mund të prodhoj pasoja të pa riparueshme.

Me këtë sqarim bashkëngjisë edhe fjalën mbrojtëse të cilën do të kisha pasur dëshirë ta jap gjatë procesit gjyqësor”, thuhet në letrën Zharku.

Xhabir Zharku nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tre vjet burgim për detyrim dhe posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tre vjetësh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme.Lajmonline

Kthehu mbrapa

Shto koment