“Zonja me maskë” ia hapë derën “Talias...”

20.01.2014 (komentet: 0)

Sonte nga ora 19:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, nis Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Fkalës 2014”, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga trojet shqiptare. Festivali do të mbahet për pesë ditë me radhë dhe do të shfaqën pesë drama konkurruese.


Ali Demi, drejtor i Teatrit të Qyteti të Gjilanit ka bërë me dije për Portalin 2L Online, se çdo gjë është gati për këtë Festival të veçantë në trojet shqiptare e për të cilin ka përherë interesim të madh.

Demi tha se Festivali do të hapet me shfaqjen e Teatrit të Qyteti të Gjilanit, ‘Zonja me maskë”,  e Osman Goranci, me regji të Fatmir Hysenit.



Në ditë ne dytë të Festivalit po në ora 19:00, do të jepet shfaqja  “Gishti”  - Teatri Shqiptar i Shkupit,  nga Doruntina Basha me regji të Agon Myftarit.

Në ditën e tretë , do të jepet shfaqja  “Shembja e Kullës së Ajfelit”, Qendra Multi Media - Prishtinë, nga Jeton Neziraj me regji Blerta Neziraj.  Shfaqja fillon në ora 19:00.

Në ditë ne katërtë , do të jepet shfaqja “Dëshmitari”, Teatri Kombëtar i  Kosovës, me autor e regjisor Selami Taraku. Shfaqja fillon në ora 19:00.

Dhe në ditën e fundit, do të jepet shfaqja  “Tri mendje në ankand”  - Teatri i Metropolit – Tiranë, nga  Ferdinand Hysi  me regji të Elma Doresi. Edhe kjo shfaqje fillon në ora 19:00.

Pas kësaj shfaqje edhe do të jepen çmimet e këtij festivali.



Përndryshe, për çdo ditë sa  do ta kemi festivalin e Dramës Shqipe, do të kemi edhe ligjëratat e mesditës, me ligjërues Robert Ndrenika,  Nebi Islami, Erson Zymberi  e Arian Krasniqi, ndërsa po ashtu do ti kemi edhe debatet  për shfaqjen, që mbahen menjëherë pas përfundimit të shfaqjeve. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment