Xhemajl Berisha, një këngëtar i madh i këngës popullore shqipe

26.03.2014 (komentet: 0)

Xhemajl Berisha, këngëtar gjilanas, po e interpreton këngën popullore dhe s’po ndalet. Andaj, i madh e i vogël gjilanas nuk ka që nuk e njohin këtë këngëtar entuziast të këngës popullore shqipe.

Pse jo? S’ka odë, televizion, manifestim, festival, koncert, apo edhe ndonjë “festë” tjetër në popull, që nuk ka marrë pjesë Xhemajl Berisha si këngëtar. Dhe, jo vetëm kjo. Xhemajl Sh. Berisha është i lindur në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit. Që nga vitit 1967, ai jeton dhe vepron në Gjilan. Për herë të parë është paraqitur si këngëtar kur ishte në klasën e dytë të arsimit fillor. Këtë rrugë të artit muzikor e adhuroi nga mosha e re. Rruga e tij prej këngëtari është mjaft interesante.
S’ka më mirë se të jesh këngëtar. Je i privilegjuar nga të gjithë njerëzit. Sy e vesh janë kah këngëtari. E duan këngëtarin, por e duan edhe këngën. Pse jo? Këngëtari është pjesë e historisë së një populli që i takon. Ata dhe vetëm ata e hijeshojnë dhe e këndojnë historinë tonë. I këndojnë heronjve, dëshmorëve, martirëve, por i këndojnë edhe jetës së bukur apo edhe asaj jete “tjetër”, të dhimbshme. 

Kjo është jeta. Dhe, pa këngëtarë, s’ka histori të “rrëfyer” ndër shekuj. Ata (këngëtarët) janë përcjellësit e historisë së popullit. Me këngë popullore “rrëfehet” historia e jetës. Me këngë shkohet në luftë, por këndohet edhe në paqë. Edhe njëra, edhe tjetra, janë pjesë e jetës. Populli e thotë bukur: vaji i burrit është kënga. Kënga më tepër buron nga dhimbja. Aty e ka thellësinë dhe lartësinë. 

E, Xhemajl Berisha, këngëtar gjilanas, po e interpreton këngën popullore dhe s’po ndalet. Andaj, i madh e i vogël gjilanas nuk ka që nuk e njohin këtë këngëtar entuziast të këngës popullore shqipe. Pse jo? S’ka odë, televizion, manifestim, festival, koncert, apo edhe ndonjë “festë” tjetër në popull, që nuk ka marrë pjesë Xhemajl Berisha si këngëtar. Dhe, jo vetëm kjo. Xhemajl Sh. Berisha është i lindur në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit. Që nga vitit 1967, ai jeton dhe vepron në Gjilan. Për herë të parë është paraqitur si këngëtar kur ishte në klasën e dytë të arsimit fillor. Këtë rrugë të artit muzikor e adhuroi nga mosha e re. Rruga e tij prej këngëtari është mjaft interesante. 

Xhema, si këngëtar, po e përcjellë traditën e pasur familjare. Nga i ati i tij, tashmë i ndjerë, ka mësuar shumë. Ai (prindi) ka qenë një mjeshtër i rrallë i kavallit dhe dajres. Por, edhe Xhemajl Berisha e ka vazhduar rrugën me sfida, por edhe me suksese. Duke pyetur se si erdhi gjer tek ky talent i tij, ai, pa një pa dy, tha se, këtë “zanat” e ka mësuar prej prindit, Shefkiut, i cili ka qenë mjeshtër i madh i shumë instrumenteve muzikore. “Edhe unë po e vazhdoj rrugën e tij, ku mësova të ekzekutoj instrumente të ndryshme muzikore. S’ka instrument që nuk di t’i bie. I bie çiftelisë, sharkisë, primit, violinës, të cilën këtë të fundit e përdori nëpër dasma dhe koncerte me ansamblet kulturore në Gjilan e mese të tjera”. 

Si këngëtar, Xhemajl Berisha, u ka ndihmuar shumë ansambleve kulturor-artistike. Ai ka herë ka qenë anëtare i Ansamblit “Zenel Hajdini” të qytetit, Gjilanit, “Idriz Seferi” nga Zhegra e shumë ansambleve të tjera. Me vetë iniciativë ka formuar Ansamblin Folklorik me emrin “Emin Duraku Krasniqja” në vitin 1969. Por, ka formuar Ansamblin “Ulpiana” në Lipjan (1971). Mandej, ai në vitin 1983 ka formuar Ansamblin kulturo-artistik “Ganimete Tërbeshi” në lagjen e tij “Dheu i Bardhë”, në Gjilan. 

Mandej, ka formuar Ansamblin “Shahirua” në vitin 1993, SHKA “Jusuf Gërvalla”, në vitin 1992 etj. Po ashtu, ai ka qenë organizator i nismës së Festivalit “Gurra popullore”, që është mbajtur për herë të parë në vitin diku 1991-1992 në Përlepnicë të Gjilanit. Ai me kohë ka formuar SHKA-në “Punëtori” pranë Kombinatit të Tekstilit “Integj” në Gjilan, në vitin 1972. Ka qenë pjesëmarrës në organizimin dhe këndimin në 4-vjetorin e vdekjes se këngëtarit të shquar, Qamilit i Vogël. Ka formuar SHKA “Studenti” pranë shkollës së lartë në Gjilan në vitin 1979. 

Ka bashkëpunuar me SHKA “Jeta e re” nga Koretini i Dardanës ish-Kamenica, “Jehona” nga Tërnoci i Bujanocit, me SHKA “Kemajl Azizi” nga Vitia, me SHKA “Dardania” e Dardanës, ish-Kamenica, me grupin e folklorit “Shpëtimi” nga Medvegja. Si solist i këngës folklorike dhe i asaj popullore, ai përherë të parë para publikut e ka kënduar këngën “Konstantine”. 

Pos talentit, ai frymëzimin e ka marrë nga arsimtari i muzikës, i ndjeri Shemsi Gashi nga Sllovia e Lipjanit, kur ishte në klasën e V-të të arsimit fillor. Ai ia kultivoi fuqinë e entuziazmin për muzikë gjer sa ishte në këtë shkollë ku mësoi. I kujtohen Xhemajl Berishës shumë koncerte ku ka kënduar në klasën e V-të, si këngët: “Hajredin Pasha” dhe “Rushja e Rexhës”. Këto këngë i këndoi dhe zuri vendin e parë në shkollën e Gadimes. Pasi Xhema e kreu tetëvjeçaren, vazhdoi mësimet tjera në shkollën e mesme të muzikës në Prishtinë. 

Për fat të keq, ai mësimet i ndërpreu, për faktin se pati kushte jo të mira ekonomike. Kur erdhi në Gjilan, në vitin 1967, mori pjesë aktive në manifestimit gjithë popullor “Takimet e Majit”. Ai për herë të parë në Gjilan këndoi këngën “Jalla mora rrugën për Tiranë” me orkestrën popullore të SHKA “Zenel Hajdini” të këtij qytetit. Mandej, më 16 nëtor të vitit 1968, në sheshin e qytetit, gjer sa festohej dita e çlirimit të Gjilanit, ai ka këndua këngën e “Bardhok Bibës” dhe këngën “Në vetmi kam mbetun”. Si shtoi Xhemajl Bersiha, - pati duartrokitje të gjata frenetike të publikut që përherë këndova, por edhe fillova të vallëzoj vallet e kësaj ane të Anamoravës”. Ky këngëtar ka pasur shumë suksese në interpretimin e këngës. 

Ka dhënë shumë koncerte në të gjitha qytetet e Kosovës e të Maqedonisë. Ai thotë se janë me qindra Festivale e manifestime të tjera që janë mbajtur në Gjilan. Mbi 20 vjet me radhë ishte pjesë e Festivalit burimor të Drenasit, nga vitin 1973. Xhemajl Berisha, këngëtar nga Gjilani, ka marrë pjesë në Festivalin “Kosovarja këndon”, (1973). Në Suboticë ka marrë pjesë në Festivalin e këngëve dhe valleve. 

Në vitin 1975 ka marrë pjesë në Zagreb, në vitin 1978, në Ohër në vitin 1979, në Zarë, në vitin 1982, po ka marrë pjesë edhe në Festivalin Ballkanik, që është mbajtur në Ohër në vitet 1980, 1981, 1982 e 1983. Po ashtu, më 1980 ka marrë pjesë si këngëtar në Gjilan në manifestimin “Tekstiliada e Kosovës”. Në vitin 1982 -1983 ka marrë pjesë në Suharekë “Tekstiliada e Kosovës. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në Klinë, Deçan, Sarandë, Dibër “Oda Dibrane”, në Tuz të Malësisë se Madhe etj. 

Sukseset e tij janë të shumta. Gjer më sot, sipas fjalëve të tij, ka marrë shumë mirënjohje, shpërblime e fletë lavdërata si këngëtar që po e kultivon folklorin burimor shqiptar. Shpërblimin e parë e ka marrë në Shkollën fillore në vitin 1964. Po ashtu, vendin i parë i ka takuar në manifestimin “Takimet e Majit, si solist në Knjazhevac që ka përfaqësuar Kosovën. Vendi i dytë e ka marrë Drenas në vitin 1973. Në revistën e folklorit 1981. Në Festivali Ballkanik të Ohrit, ai është shpallur këngëtari më i mirë. 

Po ashtu është shpërblyer në Klinë, Dibër, ku këtu ka zënë vendin e parë. Xhemajl Berisha ka nxjerr 4 disqet e para në vitin 1969, 1970, 1971. Pas luftës i ka tri albume. Ka bashkëpunuar me Radio Prishtinën, Radio Gjilanin, RTK-n, Tv “Vali”, Tv “Men”, Tv Mitrovica, Tv e Maqedonisë - kanali shqip,Tv “Hana” (Kumanovë). Gjer më tani, Xhemajl Berisha ka mbledhur shumë këngë burimore nga të gjitha trevat shqiptare. Por, ai ka tubuar edhe fjalë të urta, anekdota, mesele, gjë e gjëza, kashë e lashë etj. Ai është mbledhës i këngëve burimore autoktone. 

I ka të shkruara gjer më tani mbi 200 këngë që janë të llojeve të ndryshme. Xhemajl Berisha, vërtet është njëri nga këngëtarët që me dashuri e pasion po e interpreton dhe kultivon thesarit popullor. Ai e ruan traditën e këngës, së cilës ia ka falë një pjesë të jetës së tij. Ai jeton me këngën. Kënga e Ai janë NJË. Në fund: Ju lumtë, Xhemajl Berisha, këngëtar./Tefik Selimi/rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment