Wikipedia së shpejti mund të printohet në libër

02.03.2014 (komentet: 0)

PediaPress, një kompani e cila ofron printime me kërkesë, është duke ndërmarrë porosinë e saj më të madhe ndonjëherë.

Wikipedia së shpejti mund të printohet në libër

 

Zakonisht ajo printonte artikuj rreth filozofisë greke, apo historisë argjentinase, por kësaj here, ajo planifikon ta printojë enciklopedinë Wikipedia, versionin anglez, me gjithsej 2.6 miliardë fjalë.

Nuk është kjo hera e parë që Wikipedia printohet në libër. Në vitin 2008, botuesi gjerman Bertelsmann, paraqiti një kopje të Wikipedias të versionit gjerman, e cila përmbante rreth 1 mijë faqe.

Në vitin 2009, një student i quajtur Rob Matthews printoi 437 artikujt të Wikipedias, në një vëllim 5 mijë faqesh.

Por, kjo do të jetë hera e parë që komplet databaza e Wikipedias në gjuhën angleze do të printohet. Wikipedia në gjuhën angleze përmban 4.3 milionë artikuj.

Kompania PediaPress kërkon 50 mijë dollarë për ta ekzekutuar këtë projekt, i cili do të realizohet në 1 mijë vëllime, secili me nga 1200 faqe.

Pasi të realizohet ky projekt, Wikipedia e printuar do t’i dhurohet si donacion një biblioteke të vjetër.

Kthehu mbrapa

Shto koment