Wikipedia deri në vitin 2015 do ti ketë një miliard përdorues

13.12.2012 (komentet: 0)

Enciklopedia në internet Wikipedia ka për qëllim të arrijë një miliardë përdorues deri në vitin 2015, duke zgjeruar shërbimet e saj në vendet në zhvillim, tha drejtori i saj Sue Gardner.

Wikipedia për  të arritur numrin e dëshiruar  ka për qëllim të arrijë nëpërmjet    projektit Wikipedia Zero  i cili  mundëson  përdorimin pa pagesë të  Enciklopedisë  falë  marrëveshjes me operatorët celularë në vendet në zhvillim.

Wikipedia është e popullarizuar  dhe efektive në vendet  e  zhvilluara, ku  interneti  është  shumë  i përhapur ku njerëzit kanë shumë paisje me të cilat mund  të lidhen, tha Gardner.

Ne dëshirojmë  që Wikipedia  të bëhet e shrytëzueshme në vendet në zhvillim, ndërsa kyqja  në internet ose pajisjet  e këqija  është një pengesë për këtë, tha Gardner.  Prandaj, janë arritur marrëveshjet me operatorët celularë dhe janë tashmë në fuqi në 20 vende  të  Afrikës, Lindjes së Mesme dhe vendet e Azisë Jugore, të cilave  iu është mundësuar  të përdorin versionin tekstual tw Wikipedisë, pa fotot dhe videoklipe.

Për të arritur një miliardë përdorues, ose më shumë se dyfishin e  tashëm , Wikipedia ka përmirësuar faqen e saj në spanjollisht, portugalisht dhe arabisht.

Për shembull,Wikipedia në gjuhën angleze tani ka më shumë se katër milion artikuj, dhe më shumë se 750.000 në at portugeze.

Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia gjithashtu dhe si Vikipedia / [ˌvɪkiˈpeːdia]) është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota. Wikipedia është një faqe WikiWiki.

Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhen në angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Wikimedia Foundation. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.

Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 43.640 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 63-të në rangun Meta.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment