Wiki Academy është një projekt që ka filluar në Kosovë, duke vazhduar për dy vjet me shumë sukses. Fillimisht, kjo Akademi ishte një mundësi për të rinjët kosovar që të zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, dhe ta bëjnë Kosovën të dukshme online.
Wiki Academy Kukës shënon fundin
03.04.2015 (komentet: 0)
Gjatë Wiki Acadamy në Kosovë, më shumë se 80 artikuj janë publikar në Wikipedia, dhe me qindra fotografi enciklopedike janë shtuar në Wikimedia Commons.
Ne e morëm iniciativën që ta implementojmë këtë aktivitet edhe në Kukës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndesinë dhe ndikimin që do të kishte në jetët e pjesëmarrësve. Gjithashtu, u rrit dukshëm çasja në informatat rreth Kukësit dhe komunave rreth tij, duke aktivizuar të rinjët që të jenë pjesë e procesit të humumtimit.
Më shumë se 120 të rinjë entuziast nga Kukësi, Hasi, dhe Tropoja ishin pjesë e garës së artikujve, të cilët shtuan 30 artikuj të rinjë në Wikipedia, si dhe më shumë se 1000 fotografi në Wikimedia Commons.
Ky edicion i Wiki Academy jo vetëm që e promovoj veriun e Shqiperisë, por edhe u dha mundësi të rinjëve të kësaj zone të jenë pjesë e një projekti shumë interesant, ku mësuan shumë gjëra rreth hulumtimit dhe shkrimit të artikujve enciklopedik, takuan shumë njerëz të rinjë, dhe shtuan njohuritë e tyre rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia.
Ne falenderojmë të gjithë partnerët, mentorët, vullnetarët, dhe të gjithë ata që kontribuan në finalizimin e këtij projekti.
Më poshtë mund të gjeni listat e fituesve:
Gara e artikujve:
Vendi i parë: Bajram Curri (qytet)
Vendi i dytë: Gora në qarkun e Kukësit
Vendi i tretë: Valbonë Valley National Park
Kontribut i rëndësishëm:
- Mali i Gjalicës
- Eksodi 1999 në Kukës
- Qyteti i Kukesit
- Historia e Hasit
- Gjeologjia në Kukës
- Arkeologjia e Kukësit
- Rrethi i Tropojës
- Hasi i Shqipërisë
Gara e fotografisë:
Vendi i parë: Dionis Lleshi – Liqeni i Fierzes
Vendi i dytë: Alfred Nela – Corape
Vendi i tretë: Eriad Peka – Blete primitive
Kontribut i rëndësishëm:
Ardit Qarri – Kulla e Rexh Bajraktarit
Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike Fshati Kosturr – Has
www.kokaj.net
Shto koment