Wiki academy Kukes,

01.04.2015 (komentet: 0)

 

Këto ditë në Kukës u përmbyll me sukses projekti Wiki Akademy në të cilin morën pjesë qindra të rinj nga rrethet Kukës, Has dhe Tropojë, të cilët kanë mësuar tashmë të shkruajnë artikuj të ndryshëm në Wikipedia, të vendosin fotografi, të ndërtojnë harta apo statistika për qarkun e Kukësit. Aktualisht, po të kërkosh në internet gjen shumë pak ose aspak të dhëna për këtë rajon, për historinë, kulturën etj. por projekti i financuar nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, e cila mbulon edhe Shqipërinë, synon ta ndryshojë këtë raport. 

Në ditën e fundit, kur u bë edhe prezantimi i kontributeve nga pjesmarrësit, ambasadori Jan Brathu u shpreh se inkurrajon të rinjtë që të jenë efiçentë në përdorimin e internetit, për të promovuar vlerat e këtij rajoni:
- Sinkron, flet ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë Jan Brathu (Ne jemi në Kukës sepse kemi inaguruar një projekt për të rinjtë e Kukësit, jo vetëm të Kukësit por të gjithë rajonit, për ti ndihmuar ato dhe për ti mbështetur që të jenë efiçientë në përdorimin e internetit për të promovuar vlerat, për të informuar për vendin dhe rajonin e tyre. - përkth. i zotit JonuzKola).
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi e cilësoi këtë iniciativë sinjë vlerë të shtuar që duhet të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Përg. Sulejman Dida, op.Maliq Morina, mont.Alida Dafku, lexoi tekstin Ermelinda Elezi

Kthehu mbrapa

Shto koment