Vetëm një ditë pushimi për festën e “28 nëntorit”

22.11.2012 (komentet: 0)

Qeveria e Kosovës ka vendosur që vetëm 28 nëntori 2012 të jetë ditë pushimi me rastin e përvjetorit të 100 të shpalljes së shtetit shqiptar, njëkohësisht ditë në të cilën doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës me 1997 që përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit Legjandar , Adem Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u vendos që 29 e 30 nëntori të jenë ditë pune.

Kthehu mbrapa

Shto koment