VDEKJA E TRUMCAKUT

06.06.2012 (komentet: 0)

Sami Islami: Vjershë për fëmijë

 

Degë më degë në një park

Fluturonte një trumcak

Dhe ashtu si qe n’fluturim

Vërejti në tokë pak ushqim

 

Mendoi: “Të jetë një copë djathë,

Ta marr shpejt  dhe t’ia mbath”

Zbriti në tokë shumë  i gëzuar

Të merrte “shujtën” e preferuar

 

U mashtrua, s’qe  djathë as gjizë

Për kob, qëlloi çamçakëz

Për fat të keq në fyt i mbet

S’vonoi e vdiq trumcaku i shkretë!

 

Kujdes, pra ju  o fëmijë,

Por dhe ju të reja e të rinj

Mos hidhni çamçakëz kurrë

I mbrojmë zogjët dhe është kulturë!

 

Sami  ISLAMI

Londër, 12.06.2012

Kthehu mbrapa

Shto koment