Vaxhid Sadriu zgjidhet sekretar në Universitetin Publik të Gjilanit

11.10.2013 (komentet: 0)

Gjilan – Arben Dërmaku ushtrues i detyrës së rektorit në Universitetin Publik të Gjilanit tha për rajonipress se sekretar i përgjithshëm i UPGJ me propozimin e bordit të këtij universiteti është zgjedhur Vaxhid Sadriu një kuadër shumë i dëshmuar dhe realisht një shtyllë shumë e fort për të ardhmen e këtij universiteti tha Dërmaku.

Universiteti Publik i Gjilanit (UPGJ) dalëngadalë po e rrumbullakëson infrastrukturën ligjore dhe zgjedhjen e nevojshme të kuadrit të nevojshëm si në administratë ashtu edhe në fushat e tjera.

Pas zgjedhjes së prorektorëve të UPGJ, tani së fundit ky institucion ka arritur ta kompletojë edhe pozitën e sekretarit të përgjithshëm. 

Arben Dërmaku ushtrues i detyrës së rektorit në Universitetin Publik të Gjilanit tha për rajonipress se sekretar i përgjithshëm i UPGJ me propozimin e bordit të këtij universiteti është zgjedhur Vaxhid Sadriu, një kuadër shumë i dëshmuar dhe realisht një shtyllë shumë e fort për të ardhmen e këtij universiteti tha Dërmaku.

Sadriu ka fituar në një garë prej 4 kundër kandidatëve të tjerë, ku sipas Bordit është treguar më superior duke marrë parasysh përvojën e tij si sekretar në rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe si sekretar me përvojë disa vjeçare në Fakultetin e Filologjikut./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment