Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e datëlindjes së Pejgamberit a.s.

03.02.2012 (komentet: 1)

Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!

Me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe në emrin tim personal T'ju e përgëzoj me urimet më të ngrohta.

Lindja e Pejgamberit a.s., është një ngjarje e veçantë në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberit e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim.
Të nderuar vëllezër e motra!
Tradita e festimit të datëlindjes së pejgamberit- Mevludi, te populli ynë është e kahmotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare.
Mënyra e festimi të kësaj ngjarjeje ka një të kaluar të begatë që në mënyrën më të mirë ka shprehur respektin e dashurinë për Pejgamberin -Muhamedin a.s.
Këtë traditë e cila tash është mishëruar thellë në kujtesën e popullit tonë duhet vazhduar e kultivuar me devotshmëri, respekt e dinjitet, ngase me këtë kujtojmë pejgamberin, mision dhe shëmbëlltyrën e tij. 
Duke Ju dëshiruar shëndet, paqe, mbarësi e lumturi, më lejoni që edhe një herë T'ju uroj e përgëzoj me rastin e Mevludit!

Me respekt,
Mr. Naim Tërnava
Myfti i Kosovës

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Fitmi | 04.02.2012

Ju lumt juve per kete lajm, ndersa Myftiut i faleminderohem , zoti ju shperbleft.