Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka shpallur konkursin plotësues për studentë të rinj

03.09.2015 (komentet: 0)

Universitetit Publik i Gjilanit “Kadri Zeka “ pas propozimit të numrit të studentëve sipas njësive akademike dhe pas miratimit nga MASHT-I, shpalli sot Konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor në vitin akademik 2015/2016 në afatin e shtatorit.

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 657 studentë, prej të cilëve 488 studentë të rregullt dhe 169 studentë me korrespondencë. Nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë 226 studentë të rregullt dhe 35 studentë me korrespondencë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 24 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Sekretari I Përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit, Vaxhid Sadriu, tha se janë bërë planifikimet me të gjitha njësitë akademike, ku regjistrimi i studentëve do të bëhet nga 28 shtator deri më 03 tetor 2015, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë mbarë.

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03.09.2015 deri më 17.09.2015. (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave). Provimi pranues do të mbahet më 19 .09.2015. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 21.09.2015. Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 22.09. 2015. Ankesat do të shqyrtohen me datë 23 shtator 2015. Publikimi final i rezultateve pas ankesave bëhet më datë 25 shtator 2015.

Kthehu mbrapa

Shto koment