Universiteti i Gjilani me program akademik veror

04.08.2014 (komentet: 0)

 


 

Në Universitetin Publik te Gjilanit "Kadri Zeka" filluan ligjeratat e Programit Ballkanik te Paqës, ku po marrin pjesë studentë nga SHBA, Kanada, Irlanda, Franca, Britania, India e Singapuri.

Falë angazhimit dhe përkrahjes nga fondacioni arsimor, Bislimi Grup, kjo përvojë akademike po iu ofrohet edhe studentëve vendorë si dhe nikoqirëve gjilanas që deri në fund të programit do e ndajnë shtepinë e tyre, familjen e tyre me studentët e huaj.

“Ishte kenaqesi që sot në Universitetin Publik te Gjilanit "Kadri Zeka" filluan ligjeratat e Programit Ballkanik të Paqës, ku po marrin pjesë studentë nga SHBA, Kanada, Irlanda, Franca, Britania, India e Singapuri Gjilani për herë të tretë rradhazi, këtë vit, është nikoqir i ketij programi akademik veror të njohur ndërkombëtarisht përmes Universitetit të Albertës në Kanada, kurse UPGJ bëhet universiteti i parë publik pas atij të Prishtines që bëhet pjesë organizative e një shkolle verore akademike ndërkombetare” tha mes tjerash Faton Bislimi, presidenti i fondacionit Bislimi Grup,për kokaj.net.

Kthehu mbrapa

Shto koment