Uliks Fehmiu: Me vëmendje ndjek situatën në Kosovë

10.03.2012 (komentet: 0)

Një nga emigrantët më të famshëm në Amerikë nga trevat e Ballkanit është aktori Uliks Fehmiu. Uliks Fehmiu, i cili jeton në SHBA, jo rrallë kthehet në vendlindjen e tij, nga ishte larguar në vitin 1993. Ai shkoi në New Jork, ku jeton me gruan e tij dhe me disa kolegë të cilët nuk mund t'i përballonin, si shumë të tjerë situatës së atëhershmë politike në Ballkan.



Ardhjen e tij pas vdekjes së babait të tij legjendarit Bekim Fehmiu e pret vetëm nëna, por gjithnjë e më shpesh edhe rolet filmike, dhe se së shpejti do të shfaqet në rolin e të dyshuarit për “gjenocid” në filmin "Ustanicka ulica" të Miroslav Terziç. Uliksi për portalin "Alo!" Zbuloi se përcjell situatën në Kosovë, prej nga ai ka origjinën, dhe cka ka ndikuar në pranimin e rolit në filmin e përmendur.

"Unë e pranova këtë rol për shkak se më pelqeu skenari i cili ishte i shkëlqyer, roli është emocionues, më pelqen Gordan Kicic si aktor dhe mendoj se është shumë i rëndësishëm xhirimi i këtj filmi. Gordani më tregoi të gjtha hulumtimet që kishte bërë gjatë këtyre viteve në zbulimin e kriminelëve të luftës dhe për komunikimin e tij me njerëz nga të Gjykatës Speciale", tregoi me sinqeritet Fehmiu, i cili në këtë film përsëri ka bashkëpunuar me Rade Serbexhinë , kolegun e tij të dashur, me të cilin, megjithatë takohet rrallë .

Uliksi për "Alo!" nuk deshti të thotë asgjë për situatën plitike në Serbi, ndërsa i pyetur për Kosovën ai tha:

"Sigurisht se unë nuk ndjek ngjarjet në Kosovë, por mendoni se do të bisedoj me ju për këtë? Sigurisht se unë shkoj në Kosovë, jo shpesh aq sa kam dëshirë por sa herë që kam ardhur në Beograd kam shkuar edhe në Prishtinë".

Në Beograd filmi është më i mirë se sa buka!


Përveç aktrimit, Uliksi në Amerikë merret edhe me zejen e gatimit-prodhimit të bukës ( si duket këtë e ka të trashëuar na Hasjanët), për të cilën ai pretendon se është shumë më e mirë se buka e prodhuar në Serbi, por ai thotë se nuk ka gjasa që në Serbi ndonjëherë të hap furrë për prodhimin e bukës. /Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment