U shënua sot në Rozhajë 7 Marsi – Dita e Mësuesit

11.03.2016 (komentet: 0)

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme kombëtare. Manifestimi këtë vit u zhvillua në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës, në Dacaj.

 

Manifestimi filloi me fjalët përshëndetëse të mësimdhënësit të kësaj shkolle Hysen Daci,i cili përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmeve. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KKSH-së z. Genci Nimanbegu. Vështrim të shkurtër për 7 Marsin foli Ali Daci, ndërsa për historikun e arsimimit shqip në Malësinë e Rozhajës foli Haxhi Lajçi.

Manifestimi i Ditës së Mësuesit u përcoll edhe me program të larmishëm kulturo-artistik e muzikor, me këngë, recitime e valle të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Të pranishëm ishin edhe mysafirë dhe anëtarë të KKSH-së nga Plava dhe Gucia, Malësia, Ulqini, Kraja si dhe mysafirë nga Kosova.

Me këtë rast, për bibliotekën e kësaj shkollë, KKSH-ja dhuroi lektyra shkollore si dhe Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit e kësaj shkolle.

KKSH-ja në fund ndau nga një dhuratë simbolike për mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Jo më larg se në shekullin e kaluar, shqiptarët përbënin më shumë se 85% e popullsisë në Rozhajë, ndërsa sipas statistikave të fundit janë vetëm rreth 5% e popullsisë. /MALESIA.ORG/

702907_977749875635202_369387534_n12804061_1002968916424168_601594699_n12804062_977750678968455_1955712704_n12804249_977752932301563_1569068058_n12804294_1002968989757494_1795392355_n12804590_977752175634972_1541848275_n12833287_977752168968306_958032205_n12833342_1002968816424178_1713497027_n12825556_1002969233090803_970545694_n

Kthehu mbrapa

Shto koment