Tradita e mirë e garave të matematikës po vazhdon

21.03.2012 (komentet: 0)

Në organizmi të Organizatës ‘Union Plus” dhe në mbështetje të Drejtorisë për Arsim në Gjilan, të martën pasdite, në lokalet e shkollës fillore “Musa Zajmi’ është mbajtur Olimpiada Matematike “Gjilani 2012”, ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme të larta dhe atyre të klasave të nënta të komunës së Gjilanit.



Halim Vranovci, zyrtar për shkolla të mesme në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, e  ka shpallur të hapur  këtë Olimpiadë, duke ju uruar suksese, i  ka siguruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit  se drejtoria komunale arsimit, do të jetë gjithmonë në përkrahje të këtyre organizimeve dhe dyert e këtij institucioni për projekte të dijës gjithmonë do të jenë të hapura.

Ndërsa Festim Shkodra, kryetar i Komisionit Përpilues të Detyrave, dhe njëherësh bashkëkoordinator,  ka  thënë  se nxënësit kanë treguar njohuri  relativisht të kënaqshme, për të shtuar se nga këtu pra fillojnë themelet e matematikës.

Fehmi Sylejmani, koordinator i këtyre garave, ka bërë tashmë publike se nga ky qytete 13  nxënës do ta përfaqësojnë Gjilanin në Olimpiadën matematike të Kosovës, e cila mbahet më 24 mars në Prishtinë. Ai ka treguar se në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 100  nxënës të klasave të nënta, dhjeta, njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta. 

Sipas tij, interesim më i madh i nxënësve për këtë garë kanë qenë në klasat e nënta dhe të njëmbëdhjeta.  Sylejmani ka treguar se  katër nxënës më të mirë  të klasës së nëntë, tre të dhjetës, tre të njëmbëdhjetës dhe tre të dymbëdhjetës, do ta përbëjnë ekipin e  Gjilanit, që do ta përfaqëson këtë qytete në garat republikane në nivel vendi. 

Sylejmani ka sqaruar se katër nxënës të klasave të nënta janë zgjedh për faktin se dy nxënës e ndajnë vendin e tretë me pikë të barabarta. Ai gjithashtu ka vlerësuar se rezultate e nxënësve në përgjithësi kanë qenë të kënaqur, në përjashtim paksa të nxënësve të klasave të XII, që nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruara.

Emin Ramadani dhe Sejdullah Murseli, anëtarë të  Komisionit për kontrollimin detyrave, e kanë vlerësuar  të suksesshme këtë aktivitet duke thënë se çdo që ka shkuar sipas kritereve dhe rregullave të parapara nga organizatori. 

Përndryshe, koordinatori kësaj gare Fehmi Sylejmani pret që ata nxënës që do ta përfaqësojnë Gjilanin në Olimpiadën Matematike të Prishtinës, ta bëjnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pas parasysh se vitin e kaluar pikërisht dy nxënës nga Gjilani kanë marrë pjesë në garat botërore.  

Duke iu referuar kësaj gare, Sylejmani ka theksuar  se, kjo traditë e garave të matematikës do të vazhdojë të mbijetojë dhe qëllimi i kësaj veprimtarie është evidentimi dhe nxitja e talenteve  në lëndën e Matematikës. Organizatori në fund për të gjithë nxënësit pjesëmarrës ka dhënë mirënjohje dhe nga një laps kimik, e  për ata më të mirët  ka ndarë edhe dhurata modeste.

Lista zyrtare e nxënësve më të mirë në Olimpiadën Matematike “Gjilani 2012”

Klasa IX

Kestrin Kastrati, “S.Hallaci”
Florent Bajrami,  “S.Hallaci”
Diellza Kastrati,  “Thimi Mitko”
3.Dion Shkodra,  “A.Ajeti”

Klasa X

Alban Kastrati, “Z.Hajdini”
Zotika Maliqi, “Z.Hjadini”
Gent Jashari, “Z.Hajdini”

Klasa XI

Fjollë Morina, “Z.Hajdini”
Shqipërim Bunjaku, , “Z.Hajdini”
Festina Tahiri, “Z.Hajdini”

Klasa XII

Rinor Morina, “Z.Hajdini”
Rilind Shkodra, “Z.Hajdini”
Tringa Tahiri, “Z.Hajdini”

Kthehu mbrapa

Shto koment