Toponimet, dëshmi se shqiptarët jetonin në Bullgari

05.09.2014 (komentet: 0)

Toponimet, dëshmi se shqiptarët jetonin në Bullgari

Albanologu bullgar, Anton Pançev, thotë se afrim dhe bashkëpunim shqiptaro- bullgar më së miri mund të ketë në fushën e letërsisë, por se nuk përjashton edhe bashkëpunimet në fushat tjera, duke përmendur kështu një varg aktivitetesh të përbashkëta.

 /

“Unë mendoj se pikërisht në fushën e letërsisë mund të kërkojmë më shumë afrim edhe bashkëpunim. Unë e di mirë se ka zhvillime të mira edhe në fushën e muzikës. Për shembull deri në fund të shtatorit në Prishtinë do të organizohet një festival bullgaro-shqiptar për muzikë klasike. Në fushën e artit figurativ ka pasur disa ekspozita nga piktorë kosovar në Sofje”, thotë shkrimtari Pançev, transmeton Kosovapress.

 

Profesori i gjuhës shqipe, në Katedrën e Ballkanistikës, në Universitetin e Sofjes, Anton Pançev, tregon edhe për shqiptarët që jetojnë në Bullgari.

 

Në shekullin e 15-të thotë se ka patur shumë vendbanime shqiptare, kryesisht në Bullgarinë veriore, duke përmendur Arbanasin, por që tani thotë se kanë mbetur vetëm toponimet pasi që shqiptarët janë shpërngulur nga ai vend.

 

“Në Bullgarinë veriore nuk ka shqiptarë, por kanë mbetur shumë toponime, sidomos në Arbanasi, atje mund të bëhet shumë krahasime në mes të arkitekturës së Arbanasit dhe fshatrave shqiptare në Shqipëri”, deklaron Pançev.

 

Derisa shqiptarët e atëhershëm të kësaj pjese nuk kanë qenë ortodoks, ata në pjesën jugore kanë qenë shqiptare ortodoks, e që tash numri i tyre është zvogëluar dukshëm.

 

Pançev rekomandon të vizitohen shqiptarët e mbetur në jug, në një fshat të Bullgarisë, i cili gjendet në kufi me Greqinë, e që thotë se janë duke u munduar të zhvillojnë turizmin, për të pas se si ata të mbetur kanë arritur të ruajnë ndër vite gjuhën e zakonet.

 

“Ka mbetur vetëm një fshat në Bullgarinë jugore një mal, diku 300 kilometra larg Sofjes, është shumë afër Greqisë, dhe tani atje jetojnë 70 persona, kryesisht pleq, për fat të keq katundet bullgare janë shkatërru, të rinjtë kanë shkuar në qytete të mëdha”, shprehet Pançev.

 

Takimin e shkrimtarëve kosovarë me albanologun bullgar Anton Pançev e ka mundësuar Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, dhe në një diskutim me temë “ Lidhjet kulturore shqiptaro-bullgare”,

 

Adil Olluri, nga kjo shoqatë shprehu gatishmërinë për bashkëpunim shqiptaro-bullgar në fushën e letërsisë dhe fusha të tjera kulturore./KP/standard

Kthehu mbrapa

Shto koment