THYERJA E BASTIONIT MBROJTËS NË PLEME TË VOGËL SERBËT FILLOJNË QË TI SULMOJNË SHQIPTARËT AUTOKTON NË SANXHAKUN E NISHIT DHE NË KAZA TË VRAJËS

02.12.2014 (komentet: 0)

Disa deklarata relevante dhe mjaft me vlerë nga disa serb

 

           

Disa deklarata relevante dhe mjaft me vlerë nga disa serbë-mbi shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve nga Shqipëria e Vjetër Verilindor gjatë viteve 1877-1878                            

 

Shkruan: Reshat AVDIU * Dhjetor, Preshevë  2014.

Për ngjarjet e zymta dhe si shumë tragjike të asaj kohe, mbi dyndjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, do të përpiqemi të japim dëshmi dhe fakte historike nga librat dhe materialet tjera arkivale të Serbisë. Sepse edhe vetë autorët serbë atëbotë kishin shkruar dhe dëshmuar për tmerret lemeritëse të forcave ushtarake, piromano-sodomiste të M. Obrenoviqit, dhe të vet serbëve lokal që deri atëherë të thuash, kinse paskan pasur një bashkëjetesë të “mirë” me fqinjët e tyre shqiptar nga Arnautllëku në fjalë.

Pasi që, thyhet mbrojtja disa mujore ruso-osmano-shqiptare në Plevne të Rumelisë, që e kishte në mbrojtje strategu ushtarak shqiptarë Osman Nuri-Pashai, serbët, më 1 .XII. 1877, fillojnë ta sulmojnë  ushtrinë  e  pakët  në  numër  shqiptare, ngase  forcat kryesore shqiptaro-turke ishin angazhuar me tërë potencialin e tyre luftarak në mbrojtjen e bastionit të pathyeshëm në Plevne të Rumelisë atje në Bullgari. Operacionet luftarake lokale, zhvilloheshin kryesisht nëpër viset e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, si në: Mehanë, Bacë, Topanicë, Pllashnik, Kurshumli, Sama-kovë, Visokë, Tihat, Beçegllavë etj. Pasi që, nga serbët merret Kurshumlia, shqiptarët me në krye Hafiz Pashainë, arrijnë që përsëri ta çlirojnë atë, por pas një kohe, duke mos pasur forca të mjaftueshme e lëshojnë atë pa luftë, ngase vendoset siç thamë edhe më lartë, të mbrohej fronti strategjik shqiptarë i cili fillonte nga Vraja, Kitka e Samakova e gjerë në Merdare të Llapit, në mënyrë që të mos u lejohet forcave vrastare ushtarake serbe të depërtonin në Llap dhe Gallap, gjegjësisht nëpër Kosovë në tërësi.

Falë strategjisë dhe mençurisë së Hafis Pashait, dhe luftës së shqiptarëve nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, kjo vijë e frontit do të mbrohej dhe ruhej me çdo kusht edhe me çmim jete. Zatën, çdo pëllëmbë e tokës  shqiptare, ishte larë dhe njomur me gjakun e dlirë të nizamëve shqiptarë të Shën Konstandinit të Madh nga Naissusi.

Pas kësaj lufte pjesa më e madhe e shqiptarëve nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, u detyruan që të iknin, disa nga ata depërtuan në Vilajetin e Kosovës, por me shumë humbje qoftë nga ushtria dhe vullnetarët serbë, qoftë edhe nga acari i madh i asaj kohe. Qarqet serbe, pas Kongresi të Berlinit, jo që nuk ia lejuan shqiptarëve, që të riktheheshin nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme, por i detyruan që të shpërnguleshin edhe ato pakë familje shqiptare që patën mbetur atje, duke u strehuar nëpër male, si edhe ato që u kthyen pasi kishte mbaruar lufta. Kështu ishte bërë edhe shpërngulja e dytë e dhunshme e vitit 1878, dhe nuk kishte mbetur asnjë fshat i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, pa u dëbuar dhunshëm që andej duke i përdorur edhe topat dhe havanat ushtria vrastare e shkaut. Kurse nëpër fshatrat e rrethinës së Masuricës dhe viseve tjera, që kishin tokë të mirë vet bujqit serb filluan t’i vrasin dhe t’i detyrojnë edhe këta shqiptarë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të shpërnguleshin dhe dëboheshin edhe ata  që andej. Megjithëse  këta shqiptarë  sipas shënimeve arkivale serbe AS, MUD; “patën luftuar në anën e serbëve. Edhe pse fuqitë e mëdha në Kongresin e Berlinit nuk miratuan ligje të prera dhe  serioze që  shqiptarët të   ktheheshin në viset e Sanxhakut të Nishit (gjegjësisht në Shqipërinë e Vjetër Verilindore-v. a), ata bënin një lloj presioni në qarqet serbe për ri-pranimin e shqiptarëve të dëbuar. Se vërtetë bëhej një lloj presioni, sidomos nga pala angleze, kjo vërehet nga disa burime arkivale, pastaj kjo vërehet edhe nga një bisedë e vet princit Millan Obrenoviq, që e zhvillon me ministrin e punëve të jashtme  Jovan Ristiqin. Pastaj, qarqet serbe edhe formalisht e mbajtën një mbledhje ku u trajtua kthimi i shqiptarëve. Pastaj ata sa për sy e faqe të shqiptarëve i dërgojnë edhe dy persona (siç e kemi cekë edhe më lartë), Dragutin Franaskoviqin dhe Svetozar Stankoviqin. Për t’u thanë shqiptarëve kinse Qeveria serbe dhe princi Millan atyre ua garantonte jetën, pasurinë dhe të gjitha të drejtat tjera elementare. Shqiptarët e dinin se kjo ishte vetëm demagogji e rëndomtë. Për rikthimin e muhaxhirëve në tokat e tyre stërgjyshore përfaqësuesit anglezë angazhoheshin me të vërtetë, kurse përfaqësuesit francezë, grekë, rus nuk u angazhuan fare dhe prandaj nga e tërë kjo ndërmarrje nuk u bë asgjë ”[1].

“Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX shqiptarët muhaxhirë ishin adaptuar bukur mirë në viset e Kosovës, ajo shtresë e bujqve, mjeshtërve dhe sidomos e tregtarëve që erdhën nga Nishi, Piroti, Vraja, Leskovci, Prokupja etj. (deri atëherë historiani ynë i Shqipërisë së Vjetër Verilindore Dr. Sabit Uka nuk kishte mundur t’i zbulojë dhe identifikoj edhe shqiptarët nga Arnautllëku edhe më i madh se ai i Nishit ai i Timokut). Se tregtarët sipas Dr. S. Ukës, kishin sjellë pakë të holla dhe një dozë të eksperiencës nga qendrat e sipërpërmendura, kështu që kishte filluar të mëkëmbet jo vetëm se një (degë e industrisë manufakturale të feudalizmit të vonë-v. a.), porse këto degë do të fillonin të loznin edhe një rol primarë. Ndërsa si çështje tjetër qenësore sipas Dr. S. Ukës ishte ai i “Pjesëmarrjes së elementit muhaxhirë në kryengritjet e shqiptarëve më 1908-1912, pasi të gjithë muhaxhirët nuk i marrin patronimet e fshatrave prej nga ishin, nga njëra anë, dhe pasi gjeneratat e vjetra  thuajse  të  gjitha kishin  vdekur,  në  anën  tjetër  është  vështirë  të ndriçohen. Të gjitha rastet porse megjithatë, edhe në këtë fushë u arrit deri te pak informata, që sado pak të ndriçohet edhe ky segment.

Hollësisht u arrit që të ndriçohen shkaqet dhe kushtet historike nën të cilat u shpërngulën shqiptarët e viseve të Sanxhakut të Nishit. Më pastaj, bukur mirë u arrit të ndriçohen pasojat dhe rrjedhat e shpërnguljes, duke përfshirë këtu zhveshjen e shqiptarëve të dëbuar pothuajse nga e tërë pasuria që ata vetë ose të parët e tyre për një kohë të gjatë e patën krijuar. Po ashtu, në vija të shkurtra deri diku është shtjelluar dhe ndriçuar, përpjekja e shqiptarëve për ta sendërtuar të drejtën e shitjes së pasurisë së tyre që mbeti në viset e Sanxhakut të Nishit, kjo e drejtë nga shtresat e gjëra shqiptare mbeti pa u shfrytëzuar fare. Ndërsa pjesa kryesore e shqiptarëve as që dëshironte që të shkonte për ta huazuar pasurinë, duke menduar se këto ishin gënjeshtra të qarqeve serbe dhe nuk do të ktheheshin prapë se prapë në tokat e veta në melëqetin e tyre të vjetër atje në Shqipërinë Verilindore. Edhe pse ishin konstatuar se ishin më shumë se 714 vendbanime shqiptare në Sanxhakun e Nishit, pastaj janë evidentuara edhe shumë qendra urbane prapë se prapë kanë mbetur shumë vendbanime të pa hetuara dhe ato janë më me shumicë në qarkun e Nishit dhe në atë të Vrajës. Po ashtu, fare pak janë ndriçuar vuajtjet dhe përjetimet e shqiptarëve muhaxhirë nga Shqipëria e Vjetër Verilindore.  Dr. Sabit Uka, thotë se: Shumë pakë vend i është kushtuar anës materiale që e humbën ajo popullatë aq e madhe prej rreth 200.000 vetash, apo 18.420 familje nëpër fshatra. Çdo familje ka humbur shtëpi, ahure, pleme, tokë të punueshme , livadhe, male etj. Pastaj, çdo shtëpi, sado e varfër që të ishte ajo posedonte qilima, sixhade, e shumë shtroje tjera. Pastaj këtu duhet llogaritur rreth 40.000 shtëpi që i kishin pasur nëpër qytete,dhe pasuri tjera të duar-duarta. Sipas parashikimeve,të mbështetura në shtimin natyral, pa mëdyshje, popullsia e Sanxhakut të Nishit tash do të ishte sa gjysma e më tepër popullsisë së Kosovës. Mirëpo, siç dihet, shumica e tyre sot gjenden në Turqi, Siri, Shqipëri e gjetiu. Qarqet serbe gjatë viteve 1877-1878 dhe më 1879, do ta bënin pastrimin e dytë etnik të territoreve shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e që ishin atëbotë të banuara pothuajse tërësisht me shqiptarë, duke filluara nga Toplica, Timoku, Kosanica, Dobriqi, Pustareka, Veternica, Jabllanica, Lebana, Masurica. Pastaj nga rrethina e lumit Vërlla, Klisurica, Polanica, e viseve tjera të banuara me shqiptarë, pastaj shqiptarë kishte edhe në Klisuricë të Jankut (Hunijadit),  pastaj   nëpër  qytete  dhe  qyteza  të  asaj  kohe  si  në:  Nish, Toplicë, Tërnë, Vidin,Prokupje, Kurshumli, Pirot,Leskoc,Vrajë,Lebane,

Ak Pallankë, (dhe në Arnallëkun e Timokut me kryeqendrën e saj të tanishme Negotinën-v. a.).

Më parë siç e kemi cekë, ishte bërë pastrimi etnik nga shqiptarët i Pashallëkut të Beogradit dhe atë nga të gjashtë nahijet e tija. Duke filluar që nga vitet 1788 dhe do të zgjaste gjer nga fund viti më 1867, kështu që rreth 413.000 shqiptarë e të tjerë, ishin dëbuar dhunshëm nga pashallëku në fjalë. Madje, rreth 400.000 shqiptarë të tjerë për tri javë rresht do të dëboheshin nga Arnautllëku i Nishit dhe ai i Timokut gjatë viteve 1877-1878. Pastaj shtrohet pyetja vetvetiu sesa banor shqiptarë do të ishin? Tani në trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk dihet saksish por kur të bëhet një komperacion me numrin e banorëve shqiptarë në tria komunat e sotme të mbetura në trojet e tyre etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Atëherë do t’i afrohej numrit të banorëve të Kosovës, prej dy milion e më tepër shqiptarë, i dashur lexues siç kemi thanë edhe më lartë se me ndihmën e carëve të Rusisë me në shtytjen dhe përkrahjen e pa kursyer të evropianëve, na i ndanë në mënyrë të pa dhimbshme tokat e Shqipërisë, për t’i mbajtur dhe ushqyer klishtë e Rusisë, bishat e egra dhe të pa civilizuara të sllavëve të jugut dhe të lindjes të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. U arrit që tërë territori etnik i Shqipërisë së Vjetër Verilindore të boshatisej nga shqiptarët dhe të bie në duart e serbëve, ku do të shkaktohej një eksod jashtëzakonisht i madh nga shqiptarët e pambrojtur, gjatë dimrit dhe verës të viteve 1877-1878. Shqiptarët e këtyre viseve etnike ishin lënë në mëshirë të pamëshirëve të sodomistëve greko-serbë. Dhe se e tëra kjo do të shkaktonte skena ndër më trishtuese në analet e historisë njerëzore. Kishte shumë raste kur vala e golgotës së muhaxherisë, nuk kishin arritur që të iknin para frontit të luftës, kështu që ushtria serbe bëri plojë, vrau e preu fëmijë, gra, pleq dhe njerëz të sëmurë e të palëvizshëm  dhe shkatërroi çdo gjë që gjeti para vetes, krijoi skena ndër më trishtueset dhe të llahtarshme.

 

 

 

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së       

                     Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.



[1]Dr. Sabit Uka, “Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë, 1878-1912 Prishtinë, 1994. fq. 295.

Kthehu mbrapa

Shto koment