
Te varri i Babës me 17 shkurt
Xhevat latifi
Mbaj mend atë lot në cep syri
Kur u shpall pavarësia këndej Drinit të Arbërisë
Përpëlite buzët dhe urove për Ramiz Cërnicën
Atë zërin e tribunit kur tha n’Prizren: Kosova me Shqypni!
Më fole për Hoxhë Lipovicën* që nuk pranonte Jugosllavinë
Tregove se si jatak, bukë i kishe quar në istikamin në Llapushnicë
Bri kalasë ilire që i thonë Dardani
aty hoxha ballist i lutej Zotit për etninë !
U bekua kjo tokë nga brenda dhe jashtë!
Dimër pas dimri Jugosllavia mbeti kujtim me vulën e krimit!
E Serbia e vjetër ka lanë pas tregime bizantine
Zor me i bo zap hajnave, cubave t’natës
Pushtat, gjugj e magjugj, po ziejnë n’kazan magji t’mallikimit
na vjedhin dheun ndër-këmbë, donë me na humb farën...
Tash Atdheun e kuptoj si frymë e dheut Nan’s
Si diell kur lëshohet lapidarëve...
Pasha ty s’po kam kujt me i tregua:
plisi kokë m’ kokë është hartë e ADN-s
si tel lahute rrah damari i fundit !
Atdheu nuk qenka punë kërmilli me marr në shpin udhën për Maxhar..
Me kalua oqean me shku’e n’ tokë të druidëve...
***
Po e fus një dru n’oxhak t’ mullisit
Gryka martinës n’ qupri tregon udhën për Trojë!
kroi i syrit pret lajmësin me diellin
...fryen juga shkrinë borën!
© XL 17 shkurt 2015
*Hoxhë Lipovica, patriot shqiptar, komandant i trupave vullnetare-balliste në frontin e Preshevës!
Shto koment