Të shtunën mbahet Olimpiada Matematike “Gjilani 2012”

04.05.2012 (komentet: 0)

Olimpiada mbahet në lokalet e shkollës fillore “Selami Hallaci” në Gjilan, me fillim në ora 10:00.

Në organizim të Organizatës Joqeveritare “Union Plus” nga Gjilani, e në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, të shtunën mbahet Olimpiada Matematike “Gjilani 2012”, për nxënësit e klasave të VI, VII,VIII dhe IX.





Fehmi Sylejmani koordinator i garave ka thënë se nga kjo garë do të zgjedhën 12 nxënës më të mirë, përkatësisht tre  të klasës së VI,  tre  të VII,  tre të VIII  dhe tre të IX,  derisa tre te VII, tre te VIII dhe tre te IX, pra gjithsej 9 nxënës,  do ta përfaqësojnë qytetin e Gjilanit në Olimpiadën Mbarëkombëtare në Vlorë, në javën e tretë të muajit maj. 

“Për 12 nxënësit më të mirë, të cilët dalin nga kjo Olimpiadë, organizatori ka paraparë shpërblime modeste, derisa të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me nga një certifikatë  për pjesëmarrje”, ka thënë Sylejmani.

Sipas tij, kjo traditë e garave të matematikës do të vazhdojë të mbijetojë dhe qëllimi i kësaj veprimtarie është evidentimi dhe nxitja e talenteve  në lëndën e Matematikës, si dhe do t’i shërbeje rritjes së bashkëpunimit, miqësisë dhe njohjes ndërmjet fëmijëve. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment