TË SHPËRNGULURIT NGA GJILANI, TOPANICA DHE KORETINI PËR NË TURQI MË 1934

09.04.2015 (komentet: 0)

 

Pushtimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit të Zi, më 1912, ndër të tjerash u përcoll edhe me përpjekjet për tkurrjen e popullsisë shqiptare në këto troje. Si pasojë nisi procesi i shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë, i cili ishte i përhershëm e vazhdoi edhe ndërmjet dy luftërave botërore.

 

 

Fitim RIFATI

Mohimi i plotë i të drejtave kombëtare, shfrytëzimi, format e ndryshme të asimilimit, marrja me forcë e pjesës më të madhe të tokës, terrori, gjenocidi etj., përgjithësisht ishin veprime të presionit të vazhdueshëm që përdorte Mbretëria e Jugosllavisë ndaj popullsisë shqiptare në mënyrë që ta shtrëngonte dhe detyronte atë të shpërngulej në Turqi, Shqipëri, Bullgari e gjetiu. Kështu, shpërngulja e shqiptarëve realizonte aspiratat nacionale dhe politike të qeverisë jugosllave në viset e pushtuara dhe të ripushtuara. Në bazë të të dhënave jo të plota nga burime të ndrzshme, deri në mesin e viteve `30 të shek. XX numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi sillej ndërmjet 120.000 dhe 150.000 veta. Kjo valë e shpërnguljeve preku edhe Gjilanin e viset përreth.

Sipas një liste (ruhet në fondin arkivor Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”), e cila nuk mund të llogaritet e plotë, që kishte siguruar Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Shqipërisë, më 25 tetor 1934, vala e të shpërngulurve nga Gjilani e rrethina për në Turqi kishte ndodhur në muajt qershor dhe korrik kur edhe kushtet klimatike ishin më të përshtatshme. Në bazë të kësaj liste, të shpërngulurit nga Gjilani në mbiemrat e tyre mbanin prapashtesën ”viç”, që tregon për një aspekt të politikës së ashpër shkombëtarizuese të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve. Të shpërngulur ishin pajisur me viza në konsullatën turke në Shkup. Pasi mbërrinin në Turqi, qeveria turke me të gjitha mjetet i vendoste në rrethet e Vanit, Bitlisit dhe Dijarbekirit. Të shpërngulurve nga fshatrat Koretin dhe Topanicë ju ishin dhënë viza falas, me shënim si emigrantë dhe pa dashjen e tyre, përmes forcave policore nga ana e qeverisë turke ishin vendosur në rrethin e Dijarbekirit. Megjithëse nuk përmban detaje të tjera, numri i të shpërngulurve nga Gjilani ishte 205 veta, nga fshati Topanicë 44 veta dhe nga fshati Koretin 41 veta. Më poshtë po paraqesim emrat, mbiemrat dhe numrin e të shpërngulurve sipas vendeve.

 

 

Nga Gjilani:

  1. Islam Salijeviç

  2. Sejfullah Beqiroviç

  3. Mulla Shaqiroviç

  4. Asllan Hajrulloviç

  5. Velija Sulejmanoviç

  6. Qamil Aziroviç

  7. Bajram Ibrahimoviç

  8. Said Saidoviç

  9. Muslli Zetoviç

  10. Rasim Jakupoviç

  11. Hysein Hyseinoviç

  12. Sevdia Ibraimoviç

  13. Salia Argizoviç

  14. Riza Beqiroviç

  15. Hasan Hajruloviç

  16. Sali Haliloviç

  17. Bajram Muslijeviç

  18. Fejza Ibrahimoviç

  19. Nail Ibrahimoviç

  20. Aziz Aziroviç

  21. Rexhep Ahmetoviç

  22. Xhula Aziroviç

  23. Rashit Aziroviç

  24. Arif Azemoviç

  25. Shefkia Azemoviç

  26. Sait Beqiroviç

  27. Mustafa Mustafoviç

  28. Hajriz Murtezoviç

  29. Sali Salijeviç

  30. Amide Suljemanoviç

  31. Nezir Shaqoriviç

  32. Kamber Neziroviç

  33. Sali Muretazoviç

  34. Idriz Muratoviç

  35. Elmaz Murtezoviç

  36. Xhemshit Hajruloviç

  37. Rexhep Sulejmanoviç

  38. Musli Bislimoviç

  39. Muharem Beqiroviç

  40. Açif Arifoviç

  41. Ramiz Cernoviç

  42. Arif Hajrulloviç

  43. Rashid Muratoviç

  44. Raif Murtezoviç

  45. Shaqir Shaqiroviç

  46. Zumber Muslijeviç

  47. Fetah Suljemanoviç

  48. Fehim Beqiroviç

  49. Suka Arifoviç

  50. Ramadan Ibrahimoviç

  51. Ramiz Fetahoviç

  52. Murada Amidoviç

  53. Sejfilah Tahiroviç

  54. Emin Eminoviç

  55. Ali Eminoviç

  56. Haxha Eminoviç

  57. Asllan Hajruloviç

  58. Suljeman Suljemanoviç

  59. Muharem Neziroviç

  60. Aglia Alimoviç

  61. Maliq Amitoviç

  62. Ramadan Bajramoviç

  63. Abdullah Sakipoviç

  64. Fatima Maliqeviç

  65. Arfa Beqiroviç

  66. Ajet Mesiç

  67. Raif Arizoviç

  68. Bajram Selmanoviç

  69. Tefik Shabanoviç

  70. Belul Alijeviç

  71. Selim Alijeviç

  72. Mena Hajrulloviç

  73. Qerim Azemoviç

  74. Ibrahim Beqiroviç

  75. Ariz Cerenoviç

  76. Afiz Arifoviç

  77. Shaban Shabanoviç

  78. Rexhep Latifoviç

  79. Qazim Zeqiroviç

  80. Sinap Aziroviç

  81. Ramize Hyseinoviç

  82. Murosa Aziroviç

  83. Nefa Hajrulloviç

  84. Shaqir Hajvayzoviç

  85. Shaban Ramiz

  86. Esma Ramadanoviç

  87. Latif Bislimoviç

  88. Arzija Suljemanoviç

  89. Ibrahim Ramadanoviç

  90. Humzita Suljemanviç

  91. Arif Rexhepoviç

  92. Osman Murtezoviç

  93. Naila Shaqiroviç

  94. Shaqir Eminoviç

  95. Hamaza Hyseinoviç

  96. Durak Latifoviç

  97. Xheladin Mustafoviç

  98. Hysein Aziroviç

  99. Hajet Mustafoviç

  100. Ismail Beqiroviç

  101. Rexhep Ali Boniç

  102. Rabie Abazoviç

  103. Nezir Neziroviç

  104. Salih Rexhepoviç

  105. Ferad Amedoviç

  106. Mustafa Murteza

  107. Hysein Bislimoviç

  108. Mehmed Hyseinoviç

  109. Ajet Beqiroviç

  110. Adem Aziroviç

  111. Raif Azemoviç

  112. Rabiz Amitoviç

  113. Nazifa Neziroviç

  114. Sabra Fazlijeviç

  115. Selim Islamoviç

  116. Meta Latifoviç

  117. Faik Beqiroviç

  118. Said Bislimoviç

  119. Fetah Alimoviç

  120. Kamber Hyseinoviç

  121. Hamdi Tahiroviç

  122. Shaban Fazlijeviç

  123. Cana Hajrulloviç

  124. Fetija Hasanoviç

  125. Xhemail Neziroviç

  126. Murad Ahmedoviç

  127. Sofka Alijeviç

  128. Azem Alijeviç

  129. Reuf Alijeviç

  130. Rasim Alijeviç

  131. Kamber Ramdanoviç

  132. Islam Ademoviç

  133. Rauf Eminoviç

  134. Hysein Bislimoviç

  135. Islam Hajrulloviç

  136. Raza Hajrulloviç

  137. Abiba Hajrulloviç

  138. Bajram Bekiroviç

  139. Destan Hajrulloviç

  140. Ramiza Abdulloviç

  141. Halil Jakupoviç

  142. Hajvaz Abdulloviç

  143. Rasim Jakupoviç

  144. Muharrem Abdulloviç

  145. Abaz Vejseloviç

  146. Rexhep Mustafoviç

  147. Ramiz Jakupoviç

  148. Asllan Ademoviç

  149. Fatima Mustafoviç

  150. Ameda Mustafoviç

  151. Xhema Murtezoviç

  152. Rabija Ibrahimoviç

  153. Liman Selimoviç

  154. Jonuz Shautukoviç

  155. Begul Rexhepoviç

  156. Hamid Alimoviç

  157. Qerim Ajdinoviç

  158. Ibrahim Alimoviç

  159. Rami Alimoviç

  160. Adem Selimoviç

  161. Shukri Muratoviç

  162. Adem Sadikoviç

  163. Daut Beqiroviç

  164. Muharrem Beqiroviç

  165. Rauf Suljemanoviç

  166. Serki Nuredinoviç

  167. Rama Ajvazoviç

  168. Sadrije Salijeviç

  169. Ali Azemoviç

  170. Zulfijeviç Sali

  171. Rexhep Eminoviç

  172. Anifa Mehmedoviç

  173. Rifat Abdurahmanoviç

  174. Abdi Bajramoviç

  175. Fatima Hajrulloviç

  176. Xhula Bajramoviç

  177. Asllan Xhemailoviç

  178. Kamber Rexhepoviç

  179. Hali Sadikoviç

  180. Demir Ducijeviç

  181. Sabri Ducijeviç

  182. Nebi Ducijeviç

  183. Fetije Maliç

  184. Maksut Rexhepoviç

  185. Abdi Rexhepoviç

  186. Ramadan Nuredinoviç

  187. Ramadan Rexhepoviç

  188. Selman Nuhijeviç

  189. Ibish Ramadanoviç

  190. Nail Maliçeviç

  191. Ramadan Maliçeviç

  192. Kamber Maliçeviç

  193. Ramadan Adem

  194. Xheladin Maljeviç

  195. Hamid Maljeviç

  196. Shefki Beqiroviç

  197. Tair Beqiroviç

  198. Hamdi Beqiroviç

  199. Mehdi Beqiroviç

  200. Ramadan Vehbi

  201. Halil Maliqeviç

  202. Ramadan Maliqeviç

  203. Adem Ramadanoviç

  204. Xheladin Maliqeviç

  205. Hamid Maliqeviç

 

Nga Koretini:

  1. Hairedin Osman, vet i gjashti

  2. Ali Hasan, vet i shtati

  3. Qazim Seidini, vet i pesti

  4. Ragip Qazimi, vet i shtati

  5. Aqif Qazimi, vet i shtati

  6. Shaban Zylfiu, vet i katërti

  7. Faik Kosumi, vet i pesti

 

Nga Topanica:

  1. Liman Sabri, vet i pesëmbëdhjeti

  2. Ibrahim Hazir, vet i gjashtëmbëdhjeti

  3. Daut Haziri, vet i trembëdhjeti

Kthehu mbrapa

Shto koment