Të martën mbahet testi i arritshmërisë

02.07.2012 (komentet: 0)

Mbi 1881 nxënës pritet t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë që do të mbahet të martën në Gjilan në shtatë qendra të testimit tha Bujar Nevzati.

 

Mbi 1881 nxënës pritet t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë që do të mbahet të martën në Gjilan në shtatë qendra të testimit tha Bujar Nevzati.
Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të mbajtur të martën (nesër) testin e arritshmërisë për klasat e IX tha Bujar Nevzati drejtor i arsimit.

Sipas tij testit të arritshmërisë pritet t`i nënshtrohen 1881 nxënës që do të kenë mundësi të hyjnë në test në shtatë qendra të testimit :Shkolla "Abaz Ajeti", “Thimi Mitko”, “Selami Hallaqi”, “Musa Zajmi”, “Rexhep Elmazi” si dhe në dy shkolla në Bresalc dhe Zhegër.

Nevzati tha se drejtoria e arsimit është e përgatitur maksimalisht që të martën t`i pres të gjithë nxënësit nëpër qendrat e testimit që do të hapen në ora 9 të mëngjesit derisa testi do të fillojë në ora 10, kurse përfundon në ora 13.00.

Për dallim nga testi i maturës i cili është mbajtur nëpër korridore,testi i arritshmërisë sipas Nevzatit kësaj here mbahet nëpër klasa.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment