Të kënaqur me shëndetin dental të nxënësëve

29.02.2012 (komentet: 0)

Tashmë një kohë të gjatë në SHF dhe MU “ Abaz Ajeti” është duke u bërë kontrollimi sistematik stomatologjik i nxënësëve në ordinancën stomatologjike të shkollës. Iniciativa për kontrollim sistematik të nxënësëve ka rrjedhur nga Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Gjilan dhe drejtoria e shkollës.

 

 

VIDEO

Deri më tani janë kotrolluar të gjithë nxënësit nga klasa e I-rë deri në të VIII,tën kështuqë kanë mbetur për t’u kontrolluar nxënësit e klasëve të IX-ta.

Mjekja specialiste e pedodoncisë Shemsije Zahiri thotë “lirisht mund të themi se është një gjendje e kënaqëshme qka flet për një kulturë të higjenës orale të nxënësëve dhe vetëdijësim të shëndetit dental”.

Sipas Zahirit më së shumti ka psur nxënës me dhëmbë të prishur tekmolarë e parë të përhershëm.

Gjithashtu sipas saj gjat kontrollimit të dhëmbëve nxënësit janë këshilluar për vizita stomatologjike në rregullimin e dhembëve.

Ajo ankohet për mungesë të materialit të nevojshëm duke pasur parasyshë numrin e madh të nxënësëve mbi 1300, gjë që paraqet pak vështirësi në rregullimin e dhëmbëve të nxënësëve. Ajo përshëndetë  QKMF dhe drejtorinë e shkollës për një iniciativë të qëlluar për shëndetin e nxënësëve.

VIDEO

Dtrejtori i shkollës Hetem Kosumi në lidhje më këtë kontrollim sistematik të nxënësëve  të shkollës sonë , ku njiherit thot se  kjo iniciativë pikrisht rrodhi nga ai duke pasur parasyshë se shumë nxënës edhe pse kanë nevojë të kontrollohen po hezitojnë të bëjnë kotrollë mjekësore. Duke u nisur  nga fakti se të gjithë nxënësit e shkollës do ti nënshtrohen këij kontrolli dhe kësisoji të gjithë nxënësit do të vëtëdijësohen për një kulturë stomatologjike. Ai faleminderon mjeken, nxënësit si dhe zyrtarët e QKMF në Gjilan.

   VIDEO 

Duket qartë se hapja e kësaj ordinance stomatologjike në objektin e shkollës po i kryen objektivat për të cilën është destinuar, andaj nji shembull i tillë duhet ndjekur edhe nëpër shkollat tjer të komunës sonë.

/Afrim Arifi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment