Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës

23.10.2012 (komentet: 0)

Të dielën, më 28 tetor, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.

Akrepat e orës do të duhet të lëvizen një orë pas, ashtu që ora 3 e pasmesnatës, kur ndodh rëndom ndryshimi, do të llogaritet si ora 2.

Ndryshimi i llogaritjes kohore është  bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore.

Në Evropën Perëndimore, zhvendosja e akrepave ka nisur të praktikohet në fillim të viteve 70-të, me arsyetimin se me vazhdimin e ditës do të mundësohet kursimi i energjisë elektrike, do të rritet produktiviteti, do të përmirësohet përshtatshmëria e njerëzve, ndërsa dita e punës do të jetë më efikase.

Bashkimi Evropian ka vendosur në vitin 2002, që llogaritja verore e kohës të fillojë në javën e fundit të muajit mars dhe të mbarojë në javën e fundit të muajit tetor.

Kthehu mbrapa

Shto koment