Ta ndërtojmë edhe autostradën e dijës

10.07.2012 (komentet: 0)

Cilësia në arsimin e mesëm dhe universitar duhet të ngritët vazhdimisht,por jo me fjalë e me politikë, por me investime konkrete. Arsimi donë kujdes më të madh institucional e shtetëror është thënë në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”.

 

Tema e debatit :”Sa është cilësor arsimi i mesëm dhe universitar në rajonin e Anamoravës” të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu’ dhe mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë,ka grumbulluar shumë ekspert,rektor universitetesh,përfaqësues të Ministrisë së Arsimit,drejtorisë lokale të arsimit dhe udhëheqës komunal.

Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa ka thënë se arsimi është temë komplekse dhe donë një trajtim më profesional. Sipas tij nga vitet 2008 ka një kanalizim më profesional dhe ka një ngritje të cilësisë. Mustafa tha se jemi në rrugë të mirë që ta profesionalizojmë dhe standardizojmë arsimin në Gjilan.

Sabri Tahiri kryetar i këshillit shtetëror për korikulumin e Kosovës tha se ka ngecje të cilësisë në arsim e sidomos në rezultatet e arritjes në matematikë dhe shkenca. Tahiri dha vërejtje edhe tek Ministria e Arsimit e cila nuk po punon sa duhet me shkolla. “Shteti kosovarë pos autostradave rrugore, duhet të investojë edhe në autostradën e dijës” tha Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për shkaqet e cilësisë së dobët që sipas tij janë niveli bazë-fillorja,mungesa e pajisjeve,testet jocilësore,vlerësimi,disiplina. Tahiri tha se edhe pse për Gjilanin ishte dhënë premtimi se do të ketë universitet,ai po i mungon këtij regjioni.

Edmond Hajrizi rektor i UBT-së dhe profesor me përvojë ndërkombëtarë tha se në Kosovë duhet të dizajnohet një sistem unifikues duke krijuar një sistem të kompletuar arsimor. “Kosova dhe Anamorava ka nevojë për një arsim profesional akademik” tha ai. Hajrizi tha se aktualisht ka reforma,ka zhvillime,por nuk ka kthjelltësi rreth edukimit. Mungon testi unifikues derisa dihet se arsimi i lartë është vendi ku gjenerohet dija e re.

Hajrizi ka qenë kritik edhe ndaj strukturës akademike e cila sipas tij nuk po merr përgjegjësi intelektuale.

Flamur Hyseni profesor universitar në Fakultetin Juridik tha se gjendja në degët e Gjilanit është e mjerueshme.”Nuk kemi kushte studimi,nuk kemi mësim ,por anarki. Është e pamundur të punohet me 1100 studentë kur i kemi vetëm dy salla” tha Hyseni.

Naim Mustafa nga kolegji Gjilani tha se kanë bërë përpjekje që studentëve tu krijohet infrastrukturë dhe kushte komode studimi. Selim Daku nga organizata studentore tha se ka pak mësim cilësor në universitet.

Rashit Sahiti anëtar i komitetit për arsim në Gjilan tha se në Gjilan mungon cilësia,ka keqëmenaxhim jo të mirë të pasurisë nëpër shkolla. Sahiti tha se në arsimin gjilanas punohet në mënyrë efektive,derisa braktisja e shkollës po vazhdon nga të rinjtë. Kemi përdorues të narkotikëve nëpër shkolla e kjo kategori dhe dukurit tjera negative po heshtën tha Sahiti.

Halim Vranovci nga drejtoria e arsimit tha se në Gjilan nuk ka pasur përzierje të politikës dhe kë është një hap pozitiv që i dedikohet kryetarit të komunës..

Në debat kanë folur edhe Enver Kadriu nga zyra rajonale e Ministrisë së arsimit,Nazmi Musa profesor,Murat Morina profesor,Burim Haliti profesor universitar etj./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment