Studim interdiciplinar për Hasan Prishtinën nga Dr. Sinadinovski

18.08.2013 (komentet: 0)

“Pas një përgatitje të gjatë dhe analizës së materialit të pasur faktografik, vendosa që ta shkruaj studimin e parë interdiciplinar për Hasan Prishtina, i cili pas Skënderbeut, sigurisht se është një ndër figurat më markante të popullit shqiptar”, thotë për “Lajm” Sinadinovski

 Dr. Branisllav Sinadinovski sjell para lexuesve jetën dhe veprën e plotë të atdhetarit Hasan Prishtina. Botimi në maqedonisht i librit “Hasan Prishtina” , sapo ka dalë nga shtypi, ndërkaq së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Pas një pune rreth tre vjeçare, profesor Sinadinovski, ka arrit që të nxjerrë në dritë këtë studim interdiciplinar për atdhetarin Hasan Prishtina.

“Pas një përgatitje të gjatë dhe analizës së materialit të pasur faktografik, vendosa që ta shkruaj studimin e parë interdiciplinar për Hasan Prishtina, i cili pas Skënderbeut, sigurisht se është një ndër figurat më markante të popullit shqiptar”, thotë për “Lajm” Sinadinovski.

Ai sqaron se pavarësisht titullit ky libër është autobiografi. “Ky është shumë më shumë se kaq. Në thelb libri paraqet dëshmi të papërsëritura faktografike për një figurë të papërsëritur historike  dhe për një periudhë të trazuar dhe të papërsëritur historike në të cilën kaloi Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe i gjithë Ballkani deri në fillim të viteve ’40 të shekullit të kaluar”, thotë ai.

Njërin prej kapitujve të këtij studimi, profesor Sinadinovski ia kushton luftës së Kosovës dhe asaj në Maqedoni, si ëndrra të Hasan Prishtinës, njërën të realizuar në vitin 2008 me shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur dhe tjetrën gjysmë të realizuar.

Dr. Branisllav Sinadinovski, një vit më parë botoi librin “Josif Bageri”, ndërkaq që ka botuar edhe 35 vepra të tjera.

Sinadinovski është shqiptar ortodoks me prejardhje nga Reka.

Kthehu mbrapa

Shto koment