Statistikat e popullsisë

09.02.2012 (komentet: 0)

Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë dhe 1.5 për qind ortodoksë.

Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta “Express”. Rreth 93 për qind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 për qind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1...

Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane. 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.

Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë

Kthehu mbrapa

Shto koment