Sot ndërrimi i viteve, Kokaj net uron: Gëzuar Vitin e Ri!

31.12.2012 (komentet: 0)

Një vit shkon, e sonte në mbrëmje një tjetër do trokasë në jetët tona. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota feston në mënyra të ndryshme. Me fishekzjarre, shampanjë, ushqime të llojllojshme, vizita, këngë, përqafime, do festohet sot në mbrëmje ndërrimi i viteve.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë. Portali kokaj.net, iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2013!” 

Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, duke e pritur që akrepat e orës të shkojnë në 12 (00:00), por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që këtë festë ta kalojnë në lokale e restorante të ndryshme. 

Kryesisht të rinjtë edhe pse darkën e Vitit të Ri e kalojnë në shtëpi, preferojnë që orët e para të vitit që vjen ti kalojnë në lokale. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet shumë qytetarë nga diaspora janë kthyer në Kosovë për të festuar Vitin e Ri.

Kthehu mbrapa

Shto koment