Sot jemi në ekuinoksin e pranverës

20.03.2014 (komentet: 0)

Sot në ora 17. 57 minuta kemi hyrë në stinën e pranverës

 

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Në hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

Ekuinoksi pranveror ka kuptime te veçanta për popuj te ndryshëm. Shqiptaret, fillimin e pranverës e kane te lidhur me token dhe punët e bujqësisë. Per vende si Turqia dhe India ajo konsiderohet nje feste familjare, ndërsa për popullin Iranin ekuinoksi i pranverës shënon ditën e pare te vitit.

Skeda:Earth-lighting-summer-solstice EN.png

Diellndalimi veror


Ndërsa Solstiku apo solstici - Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.

Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.

Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.

Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment