“Sofra Gjakovare” e Shkupit kërkon përfshirjen në kalendarin kulturor Kosovë-Shqipëri

25.03.2014 (komentet: 0)

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka përgëzuar përfaqësuesit e shoqatës “Sofra Gjakovare” nga Shkupi për punën që kanë bërë deri tash në afirmimin e kulturës dhe thëllimin e bashkëpunimit me institucione kulturore në Kosovë.

Ai i informoi ata për aktivitetet dhe punën që ka bërë MKRS-ja në fushën e kulturës, ku veçoi arritjen e objektivit të nënshkrimit të kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, ministri informoi mysafirët se “përkrahja për kulturën është rritur vazhdimisht, me dyfishimin e buxhetit për kulturë në krahasim me të kaluarën”.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës shkupjane, Baki Maliqi ka falënderuar ministrin për pritjen, duke e informuar atë për historikun e shoqatës dhe të organizimit kulturor të shqiptarëve të Shkupit qysh nga koha e pasluftës së Dytë Botërore.

Po ashtu, Maliqi tregoi për planet dhe projektet kulturore e artistike që kanë realizuar për gjashtë muaj prej sa janë krijuar si shoqatë. “Ndër planet e tyre”, tha Maliqi, “është zgjerimi me aktivitete edhe në Kosovë”.

Në takim u propozua që të shihen mundësitë e koordinimit që për vitet e ardhshme aktivitete të Shoqatës Kulturore “Sofra Gjakovare” të përfshihen edhe në kalendarin e përbashkët kulturor.

/F.Sadriu/


Kthehu mbrapa

Shto koment