Skënderbeu “banon” edhe në Bruksel, në parkun e qytetit

14.02.2012 (komentet: 0)

Monumenti i heroit tonë edhe në Belgjikë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe në Belgjikë e më saktësisht në Bruksel e ka një tokë të vetën, mbi të cilën qëndron monument ii tij pranë parkut Josafat.

Kushdo që kalon pranë parkut për shëtitje apo qoft dhe si kalimtarë i rastit, s’ka si t’mos e vërejë monumentin e Heroit tonë Kombëtar i cili dallon nga gjith monumentet e tjerë përreth parkut. Përveç një shpate që Prijësi e mban në njërën dorë, një tjetër detaj që tërheq vëmendjen e njerëzve është dhe përkrenarja me dy brirët e dhisë. Këmbëngulja dhe kërkesat e herëpas’herëshme të emigrantëve shqiptar ne Belgjikë që në fillimet e viteve 60 solli si përfundim dhe vendosjen e monumentit në komunën e Schaerbek-ut në vitin 1968.
Ishte ky një privilegj që i bëhej kombit shqiptar prej qytetërimit të huaj, në rastin tonë atij Belg?
Po, por jo vetëm privilegj, edhe mirënjohje. Belgjit ashtu si gjithë evropianët të cilët historinë e Evropës plakë e kanë shkruar me duart e tyre ndër shekuj, ishin koshientë se luftrat e Skënderbeut në vitet e largët të shekullit të XIV, luajtën një rol madhor në mbrojtjen e kristianizmit.
Ata që nuk kanë patur rastin ta vizitojnë nga afër monumentin, prej fototve të bashkangjitura do të vërejnë ndoshta se përmasat e monumentit nuk janë madhështore, por; Vlera e një burri nuk matet nga pesha apo përmasat trupore, por nga zgjuarësia dhe forca e shpirtit, thotë populli ynë. Në vitin 1995 kam patur rastin të njihem me profesorin e mirënjohur në Belgjikë, zotin Gani Jaha, i cili ndër shumë të tjera, më tregoi dhe fotografitë e bëra gjat përurimit të monumentit. Zoti Jaha n’atë kohë kishte dirigjuar grupin artistik të shkollës shqipe në Bruksel, i së cilës ishte vetë nismëtar.
Kultura shqiptare dhe dashuria për mëmëdheun u transmetohej të rinjëve shqiptar që jetonin në bruksel me zellin dhe përkushtimin më të madh, dhe me pasionin që kishte në punën e tij profesor Jaha.
I madhi Leon Tolstoi ka thënë: Njeriu s’mund të jetë gjysëm i mire; Ndaj dhe trajtimi që u bëhet shqiptarëve që banojnë në komunën e Scharbek-ut është i njëjti me atë të vendasve dhe komuniteteve të tjera që banojnë në këtë komunë. Ndërsa një shprehje e popullit shqiptar thotë: Kalliri me kokrra shumë e ka kokën e ulur; Tregues i qartë ky i thjeshtësisë, fisnikërisë dhe qytetërimit të një njeriu popullor dhe i shoqërueshëm me bashkëqytetarët e vetë, pa dallim rrace, kombësie apo feje. I tillë njeri fisnik dhe i respektuar është kryetari i komunës së Schaerbek-ut. Vlen të theksohet se një miqësi e pastër e lidh kryekomunarin tonë me vëllezrit Gjana, të cilët janë të mirënjohur për organizimet e shumë evenimenteve social-kulturore ndër komunitetin shqiptar. Por jo vetëm kaq, edhe në evenimente të tjera, prania e vëlezërve Gjana nuk mungon. Do t’i krahasoja me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin të kudogjendur si në rrethet patriotike dhe kulturore, ashtu dhe ato shoqërore duke mbartur me vete virtytet të larta njerëzore dhe pasurinë e dashurinë më të madhe, Shqipërinë.
Kështu dhe vëllezërit Gjana, pavarësisht faktit se janë lindur dhe rritur në Belgjikë, ata mbajnë thellë në zemër vend-origjinën e tyre, vendin e Kastriotit, Shqipërinë.
Volter shkruan; Gjithë madhështitë e kësaj bote, nuk vlejnë sa një mik i mirë.
E pra,për dy vëllezërit Gjana, gjithashtu dhe për zotin Hysen Demiri, vlen të thuhet se e kanë një Mik të atillë si në shprehjen e Volterit, pikërisht kryekomunarin e Schaerbeek-ut, i cili me dashamirësi pranoi kërkesën e komunitetit shqiptar në këtë komunë dhe vendosi që mes katër monumenteve që do të rehabilitoheshin këtë vit, të jetë dhe monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Rehabilitimi i monumentit është dhurata më e bukur që i bëhet komunitetit shqiptar në vitin e njëqind të shpalljes së pamvarësisë së Shqipërisë. Me shumë dashamirësi dua t’ju flas diçka në këtë shkrim edhe për Burimin, një i ri i lindur dhe i rritur në Belgjikë, djali i zotit Hysen, i cili me passion dhe dëshirë të madhe kërkon të mësoj ç’do histori, detaj që flitet apo shkruhet rreth jetës dhe figurës së Skënderbeut.
Nuk mund të lë pa përmendur në këtë shkrim as ndonjë tjetër që si vëllezërit Gjana, zoti Demiri apo zoti Jaha dikur, ia lartësojnë emrin komunitetit shqiptar në Bruksel dhe gjith kombit.
Në qendër të komunës së Schaerbek-ut të tërheq vëmendjen Libraria me emrin AlBel e shkruar në kuq e zi si ngjyrat e flamurit tonë kombëtar ku brenda së cilës, jo vetëm shqiptarët, fëmijët e tyre të lindur dhe të rritur këtu, por edhe Belgjit gjejnë informacione të mjaftueshme rreth historisë, letërsisë dhe kulturës së popullit shqiptar, në gjuhën shqipe dhe përkthime në gjuhën frënge. Por kjo s’është e gjitha, mbasi në librari mund dhe të gjesh veshje tradicionale shqiptare, veshje sportive me emblemën e kombëtares shqiptare, punime në dru dhe qeramikë për dhurata të ndryshme dhe një shumëllojshmëri filmash dhe muzikë padyshim në shqip.
Jo shumë larg që aty, gjendet dhe agjencia Qëndrimi që simbolizon qëndrimin heroik të Gjergj Kastriotit në luftrat e shumta dhe qëndrimin e popullit të Kosovës nga pushtuesi serb dhe simbolikën e dy fëmijëve të Xhavitit i cile drejton qendrën, Qëndresa dhe Qëndrimi, studentë të shkëlqyeshëm dhe fëmijë të mrekullueshëm. Xhaviti dhe Kimetja e plotësojnë njëri-tjetrin në gjithçka të mirëfilltë njerëzore dhe i shërbejnë me shumë kulturë gjithkujt duke iu drejtuar me një fytyrë të ëmbël dhe dashamirëse ç’do klienti që hyn në agjenësi për bileta udhëtimi, CD, DVD, apo qoft dhe këshillë a kuriozitet. Në 17 Shkurt 2009, flamuri shqiptar u valëvit në shumë vëndstrehime, lokale, e amiente të tjera që disponojnë shqiptarët në komunën e Schaerbeek-ut dhe tek Kafe Flamuri u kënduan këngë patriotike shqiptare sidhe u vallëzua nën ritmin e muzikës shqipe. Një atmosferë e tillë nuk mungoi as në komunat e tjera të brukselit ku banojnë shqiptarët ashtu si dhe në qytetet e tjera të Belgjikës.
Këtë kënaqësi shpirtërore e shtoi dhe më shumë mbështetja që populli belg i dha popullit tonë. Sivjet festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë, dhe dua të ritheksoj sërish dashamirësinë dhe mbështetjen e kryekomunarit të Schaerbek-ut zotit Bernard Clerfayt të cilin e falënderoj nê emër të gjith komunitetit shqiptar.
Po e mbyll me një thënie; Miqësia, kjo lidhje e shenjtë prej natyre bëhet dhe më e shtrenjtë nê rrethana të vështira

Kthehu mbrapa

Shto koment