Skandal: Emrat e komunave të Kosovës shënohen gabimisht në librin e “Edukatës qytetare” (Foto)

28.09.2017 (komentet: 0)

 Arsimi në Kosovë është katandisur si mos më keq dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim. Dhe për të lënë edhe më tepër nxënësit analfabetë po përkujdesen shtëpitë e ndryshme botuese, që tekste shkollore i nxjerrin me gabime fatale.

 

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me librin e klasës së gjashtë të “Edukatës qytetare”, ku emrat e komunave të Kosovës janë shënuar pothuajse të gjitha me gabime drejtshkrimore.

Këtë rast e ka alarmuar së fundi profesori unversitar i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi, i cili ka shkruar përmes Facebook-ut se ky fakt e tregon gjendjen e shkollave shqipe.

“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë, Mozomakeq.

Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, shkruan Paçarizi.

Për më shumë ai ka paraqitur përmes fotografive edhe përmbajtjen e libirit me gabimet drejtshkrimore. /tesheshi.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment