Simboli - Siluetë dhe një fjalë e mirë në nje ditëlindje ndryshe

19.05.2014 (komentet: 0)

Jeta jonë është e mbushur me simbole që nganjëherë as që dijmë ti zbërthejmë, por edhe ashtu të pazbërthuara, në mendjen dhe imagjinatën tonë krijonë një impresion të fuqishëm. Ato janë hije të ëndërrta, që mbi kokë mbajnë aureola drite, si shenjtorët e ikonave të Onufrit. Një siluetë të tillë të mbështjellë me dritë e takova këto ditë nëpër rrugët e Gjilanit.

Simboli - Siluetë dhe një fjalë e mirë në nje ditëlindje ndryshe





Aziz Mustafa

Silueta e babait që ka shkuar në përjetësi duke lënë prapa, pos gjeneve fisnike, kujtime që nuk vdesin: urtinë e mbeshtjellë në njëmijë fije ari, si fijet e duhanit kaçak të sertë mbjellë rreth Moravës. Është simboli i madhështisë së njeriut të vogël, njeriut që lind dhe vdes me nder, njeriut që frymëzon me fjalën e vërtetë, se fjala ishte e para. Simboli-siluetë, si  te personaznet e G. G. Markezit, mjeshtrit të madh të realizmit magjik, i cili nga Kolumbia e largët ka sjellë magjinë e fjalës së shkruar në shtëpitë tona, magjinë që kishte sjellë bejtexhiu anonim i Moravës, është kuptimi i mbështjellë bukur në vargun e poezisë, në poezinë emblematike për lulet e nënës që nuk i dorëzohet sëmundjes, në fjalën e shkruar që pastaj shëndrrohet përsëri në simbol. 
G. G. Markez ka qenë fillimisht gazetar. Jeta e vërtetë ia ka falur atij ato personazhe magjike me flatra nën sqetull, me bishta të shumëngjyrshëm kameleonësh e iguanash amerikano-jugore. Xhevat Latifi, miku im, nuk po them mbase i vetëm për ti ikur klisheve, mësuesi dhe gazetari, poeti dhe njeriu i fjalës na ka ftuar sonte për të festuar fjalën: fjalën e vërtetë, që jep kumtin, lajmin, jep informatën, që është esenciale për ekzistencën në ditët moderne. Fjalën për të cilën vdiset. Ma thuaj një fjalë të mirë. Në një kohë tëhuajsimi, kur nuk bisedohet sy më sy por përmes ftohësisë së monitorit të kompjuterit apo I-phonit, një fjalë e mirë dhe një shikim i ngrohtë në sy që shkrin të gjithë akujt e largësisë dhe ftohësisë.
Një vit është i vogël, është vetëm një hap, por nga një hap i vetëm fillon rruga që të shpije te yjet, ka thënë një mendimtar. Një vit jetë i xlpress.tv është viti i një foshnje motake që ecë me këmbët e vockla. Ne që jemi prindër e dijmë se ditëlindja më e bukur që u kemi festuar fëmijëve tanë, është ditëlindja e parë, është më e paharruara. Uroj që xlpress.tv të festojë shumë ditëlindje, më shumë se ditëlindjet njerëzore, që ajo të trashëgohet, që përherë të na thotë një fjalë të mirë, se në fillim, por edhe në fund është fjala. 
Fjala e mirë që të ngjethë trupin dhe të ngrohë zemrën.
Gëzuar miq, për fjalëne mirë!

Gjilan, 16. Maj 2014

Kthehu mbrapa

Shto koment